Foto/ “Urdhri skandaloz, çfarë fshihet pas mbledhjes së të dhënave personale?!”

Diel, 06 May 2018 09:54

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar sot në mëngjes një urdhër shumë të dyshimtë dhe të paligjshëm sipas tij i nisur nga Ministria e Shëndetësisë për mbledhjen e të dhënave personale të çdo pacienti. Urdhri i shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit sipas z. Shehu fsheh jo transparencë.  “Kërkohen këto të dhëna për presione politike, për një PPP qofte dhe i ri ky, a diçka tjetër, por gjithmonë kjo larg interesave direkte të pacientit dhe qytetarit”, shkruan ai.

Statusi i plotë i deputetit Shehu

Nje urdher aspak normal e i dyshimte i shperndahet te gjithe qendrave shendetesore te vendit per disa kerkesa jo racionale, ndaj te dhenave personale te cdo pacienti, qe trajtohet aty.

”Cudia” qendron dhe ne disa nga menyrat e konceptimit e permbajtjes se tij:

1-Kerkesa vjen nga Kabineti i Kryeministrit, kthehet ne “porosi” te Ministrit dhe urdherohet nga Burimet Njerrezore!!

2- Nje infermiere e paguar prej buxhetit hiqet nga aktiviteti normal i qendres qe te merret vetem me plotesimin e dergimin periodik te ketij “formulari”, i cili i kalon shume elementet shendetesore te pacientit.

Pyetjet qe dalin jane te shumta:

Nqs kjo kerkese do kishte karakter shendetesor ajo duhej te iniciohej nga Instituti i Shendetit Publik e jo nga Kabineti i Kryeministrit.

Se dyti, te dhenat shendetesore te pacientit dhe ato personale qe nevojiten shenohen gjithmone ne kartelen e tij dhe gjenden edhe me Karten e tij te Shendetiti, lehtesisht te perdoreshme keto.

Nqs do te behej fjale per ndonje studim te ri klinik a shkencor ai duhet te iniciohej nga institucionet perkatese dhe te para prihej nga seminare, sqarime te personelit se per se behet fjale, per metodiken, oblektivat etj.

Ndersa ketu cdo gje behet ne nje menyre te fshehte, pothuaj sic mund te veprojne sektet, larg kompetencave institucionale e linjave normale te komunikimit, megjithesa ka dhe nje kosto kohore e finaciare.

Theksoj se te dhenat e kerkuara tejkalojne ato te nevojeshme per procedurat shendetesore te qytetareve, te percaktuara ne regulloret perkatese.

Pa dyshim dicka jo transparente fshihet ketu:

Kerkohen keto te dhena per presione politike, per nje PPP qofte dhe i ri ky, a dicka tjeter, por gjithemone kjo larg interesave direkte te pacientit e qytetarit?!

Me poshte keni dhe urdherin perkates.

urdhri.jpg

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 10:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...