×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shqetësohet KSHH: Procesi i Vettingut shumë i ngadaltë

Diel, 06 May 2018 13:45

Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se ritmi me të cilin po kryhet procesi i Vetingut është shumë i ngadaltë.

Në raportin e publikuar si vëzhgim për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, zhvillimi i vetëm një seancë dëgjimore nga një trupë gjykuese në javë ndërkohë që mundësitë janë për më shumë

"Përgjatë një jave zhvillohet vetëm një seancë dëgjimore nga vetëm një trupë gjykuese, ndërkohë që numri total i anëtarëve të këtij Komisioni siguron formimin e katër trupave gjykuese".

Për Komitetin shqiptar të Helsinkit, Vetingu mund të zhvillohet më shpejt për ata gjyqtarë apo prokurorë të cilët rezultojnë pa probleme.

"Kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçeve të krijuara në funksionimin e institucioneve kyç të drejtësisë si dhe paralelisht në plotësimin e vendeve vakante në këto institucione dhe institucionet e reja të drejtësisë. Periudha tranzitore e reformimit të institucioneve ekzistuese të drejtësisë nuk duhet të pengojë aksesin e shtetasve në drejtësi dhe as të çojë sistemin ekzistues të drejtësisë qoftë dhe përkohësisht në kolaps apo mosfunksionim".   

Komiteti shqiptar i Helsinkit konstaton mungesë të theksuar transparence nga organet ndihmëse të procesit të Vetingut, sic janë ILDKPKI dhe DSIK.

"Dy prej këtyre organeve ndihmëse, përkatësisht ILDKPKI dhe DSIK nuk po zbatojnë vendimet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, për dhënien e informacionit të plotë statistikor që ka rezultuar nga verifikimet e tyre, sidomos atij informacioni që ka interes për publikun". 

Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dorëzuar deklaratën e pasurisë janë në total 794 të ndarë në:

  • •        7 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe 9 këshilltarë ligjore pranë saj;
  • •        15 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe 20 ndihmesa ligjorë pranë saj;
  • •        373 janë gjyqtarë të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të apelit;
  • •        27 janë ndihmesa ligjorë pranë gjykatave administrative;
  • •        326 janë prokurorë pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë për Krimet e Rënda, Prokurorive të rretheve gjyqësore dhe apelit;
  • •        7 janë ndihmesa ligjorë;
  • •        10 janë Kryeinspektorë dhe inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ndërsa ata që kanë plotësuar deklaratën e kontrollit të figurës pranë DSIK janë 801. Mospërputhja e këtyre numrave sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit mund të vijë për shkak të dorëheqjeve të gjyqtarëve përpara se të plotësonin deklaratën

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 13:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...