PD denoncon Veliajn: Ka zaptuar hapësirat publike me kioska(video)

Diel, 06 May 2018 19:18

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj duket se tjetër thotë, e tjetër bën.

Përmes një video të përgatitur me fakte e të dhëna, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa sqaron se Veliaj ka zaptuar hapësirat publike dhe vendin e tyre  e ka zëvendësuar me kioska, ndryshe nga ç’deklaron në media.

“Shfaqjen e bën të bukur si mbrojtës i hapësirave publike, del edhe thotë që trotuari është për të kaluar një nënë me karrocë, një pensionist , një motër, etj. Ndërsa realitetin e ka dhunë ndaj shitëseve ambulant, që dalin në rrugë me nje qese gjethe sallate dhe 5 tufa qepe të njoma, dhe nga ana tjetër shtimin e kioskave nëpër trotuaret dhe hapesirat publike të Tiranës.

Në një hulumtim që realizuam nëpër 15 rrugët kryesore të Tiranës, numëruam rreth 130 kioska. Ne video janë fotot e bëra nëper rrugët e Tiranës dhe rëndesia që i jep Erioni Betoni nepër fjalime hapësirës publike të vëna në krahasim për të dalluar propagandën nga realiteti.

Problemet me keto kioska janë të shumta:

Nuk janë të zbardhura kriteret ligjore dhe jepen pa asnjë transparence nga Bashkia Tiranë dhe firma kontraktuese prej saj, zakonisht u jepen klientëve të preferuar ose eksponentëve të partisë që janë të lidhur me biznesin.

Zënë hapesirat publike më shumë se cdo shites ambulant që trajtohet në menyre kafshërore nga policia bashkiake. Hapësira që zë një kioske është mesatarisht nga 9m2 deri në 16m2, kryesisht janë të vendosura pranë lulishteve në trotuaret për këmbësor.

Krijon konkurencë të pandershme me dyqanët pranë që janë të vendosur në godina dhe që paguajnë nje sërë taksash për bashkinë dhe për qeverinë.

Veliaj sado që del sikur mbron hapësirën publike do mbahet mend si kryebashkiaku që ktheu kioskezimin e Tiranës për interesat e klientëve që e pasurojnë dhe e mbrojnë. Hodhi poshtë edhe të vetmen arritje që i njohin në vitet si kryebashkiak kapitenit të tij Edi Rama, pikërisht heqjen e kioskave”, shkruan Zhupa.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...