Flamur Noka: Tahiri disponon të gjitha provat për përfshirjen e Olsi Ramës në trafikun e drogës

Hënë, 07 May 2018 13:47

Flamur Noka ka dhënë një deklaratë nga selia blu, ku ka komentuar sërish çështjen Tahiri. Ai e ka konsideruar dorëheqjen e tij si një pakt midis Ramës dhe  Saimir Tahirit.

 “ Rama është peng i krimit ”-ka thënë Noka.

Ai ka treguar  se Rama ka urdhëruar kanabizimin e vendit për të fituar zgjedhjet.

"Saimir Tahiri disponon prova se Olsi Rama është i përfshirë në trafikun e drogës"-është shprehur Flamur Noka. 

Deklarata e plotë:

Sot është dita e katërt që Saimir Tahiri shëtit i lirë rrugëve të Tiranës dhe nuk arrestohet nga drejtësia e Edi Ramës edhe pse zyrtarisht është pa imunitet.
Mosarrestimi i Saimir Tahirit është dëshmia se ish Ministrit të Brendshëm, trafikant droge, nuk i duhej imuniteti parlamentar, përsa kohë ai ka mbrojtjen politike të kryeministrit.
Fakti se asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Tahiri është pa imunitet, është dëshmia e pazarit Rama-Tahiri për të mbyllur dosjen e ish Ministrit të Brendshëm.
Pazari Rama-Tahiri është pazari për të mbuluar se:
· Edi Rama është arkitekti i kanabizimit të vendit, projekt të cilin e përdori për të blerë zgjedhjet nëpërmjet krimit dhe drogës.
·Edi Rama është peng i krimit të organizuar dhe Saimir Tahiri ka provat e lidhjes së Ramës me çdo grup të pushtetëshëm kriminal në Shqipëri.
·Edi Rama është peng i dosjes kokaina të Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i tij, dhe Saimir Tahiri disponon provat që lidhin Olsi Ramën me trafikun e kokainës.
Janë këto dosje të rënda që detyruan Edi Ramën të zhbëjë reformën në drejtësi dhe të marrë nën kontroll të plotë prokurorinë. Megjithatë, Komisioni hetimor parlamentar do të bëjë gjithçka që të provojë se Edi Rama lejoi kanabizimin e vendit për të blerë zgjedhjet dhe se vendi I Edi Ramës është bashkë me Saimirin Tahirin…në burgun 313.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 14:17

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pirro Ahmetaj:Gëzuar 11 vjetorin e anëtarësimit në aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

Politikë

Pirro Ahmetaj:Gëzuar 11 vjetorin e anëtarësimit në aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

Të dashur bashkëAtdhetarë 🇦🇱, 4 Prill, 11 vjet më parë Shqiptarët realizuan një ëndërr shekullore: “i`u bashkuan aleancës më të fuqishme ushtarake të njerëzimit por edhe familjes së vlerave perëndimore”. Sa më...

Tragjedi në botën e modës, ndahet nga jeta stilisti legjendar i këpucëve. Dyshohet se u infektua me koronavirus

Globi

Tragjedi në botën e modës, ndahet nga jeta stilisti legjendar i këpucëve. Dyshohet se u infektua me koronavirus

Sergio Rossi, stilisti i njohur i këpucëve, ka vdekur në moshën 84 vjeçare. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së stilistit legjendar, i cili themeloi një nga markat më të...

Ja si parashikohet moti sot dhe nesër

Moti

Ja si parashikohet moti sot dhe nesër

Mot i variueshëm parashikohet te jete sot dhe neser, me ere te vrullshme dhe me prani te reshjeve te shiut.motSherbimi Meteorologjik Ushtarak ben me dije se dita e sotme parashikohet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!