Meta mbledh KLD-në, pritet të shkarkohen 4 gjyqtarë

Hënë, 07 May 2018 14:14

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Axhenda e kësaj mbledhje ka pasur 15 pika për shqyrtim, pesë prej të cilave lidhen me masat ndëshkimore për gjykatësit, ndërsa 4 pika në lidhje me shkarkime dhe një për paralajmërim.

Në këtë mbledhje do të merren në shqyrtim edhe dy kërkesa që kanë bërë me vullnet dy gjyqtarë një e Gjykatës së Tiranës dhe një e Gjykatës së Durrësit për tu larguar nga detyra.

Në masat disiplinore të shkarkimit nga detyra që janë kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, spikat gjyqtari i Durrësit Petrit Curri i cili sipas ministrisë së Drejtësisë gjatë një hetimi që është bërë janë konstatuar shkelje ku ai ka vendosur të mos japë OK për ekstradimin e Alket Hatisë në Itali.

Masë tjetër disiplinore është edhe ajo që do të merret ndaj gjyqtarit të Fierit, i cili ka vonuar zbardhjen e një urdhri mbrojtje për një shtetase e cila më pas u vra nga bashkëshorti i saj.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 18:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...