PD finalizon draftin: Ndalohen simbolet komuniste

Hënë, 07 May 2018 14:06

Partia Demokratike ka finalizuar draftin që ndalon simbolet komuniste.

Në një nga pikat thelbësore të draftit kërkohet ndalimi me ligj të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ndërkohë që për herë të parë kërkohet që “sapo ligji të hyjë në fuqi, bashkitë me propozimin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit duhet të ndryshojnë emrat e rrugëve, shesheve, qyteteve, që mbajnë emrat ish-udhëheqësve të diktaturës. Gjithashtu, projektligji parashikon që nëse do të ketë manifestime të propagandës komuniste të përdoret si shembulli më i mirë rasti i Italisë me dënimin me 1 vit e 8 muaj për simbolet fashiste.

Grupi i punës i përbërë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, studiuesi Erald Kapri, kreu i shoqatës antikomuniste Nebil Cika dhe ish-të përndjekur politikë pas asistencës së CDU-së gjermane kanë kërkuar me ligj që të shfuqizohen dekoratat, titujt që janë marrë gjatë kohës së diktaturës.

Drafti i demokratëve parashikon: “Me ligj do të ndalohet çdo simbol komunist, siç është flamuri i Partisë Komuniste të Shqipërisë, me yll pesë cepash, drapër e çekan, portretet e diktatorit Enver Hoxha si dhe çdo portret tjetër që lidhet me të shkuarën e diktaturës. Ndalohet me ligj çdo imazh, parullë që lidhet me diktaturën komuniste”.

 Shtysë për këtë nismë të PD-së u bë rishfaqja e simboleve komuniste, së bashku me foto të diktatorit Enver Hoxha në 75-vjetorin e Konferencës së Pezës dhe e përsëritur serish edhe me 5 maj te “Varrezat e dëshmoreve” në Tiranë ku pati dhe një përplasje mes demokratëve dhe veteranëve që mbanin në duar porte të diktatorit Hoxha. Kreu i PD-së Lulzim Basha para monumentit “Nënë Shqipëri”, dy ditë më parë deklaroi se PD është e angazhuar të çojë në parlament një ligj për ndalimin e simboleve të komunizmit.

Pak muaj më parë, edhe Italia miratoi ligje që ndalojnë përdorimin e simbolizmit të sistemit nazi-fashist

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...