Ja me çfarë Tahiri i bën shantazh Ramës

Tuesday, 08 May 2018 22:13

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me heqjen dorë nga mandati i deputetit nga Saimir Tahiri.

Berisha është shprehur se Saimir Tahiri di shumë për kryeministrin Edi Rama, pasi ai ka dijeni për lidhjen e vëllait të tij me laboratorin e drogës që u zbuluar disa vite më parë në Xibrakë të Elbasanit.

Po ashtu, Berisha ka theksuar se Tahiri është në dijeni se kush ka qenë urdhëruesi për kanabizimin e Shqipërisë.

Ish-kryeministri ka folur edhe për ngjarjen ku ka qenë i përfshirë djali i ish-deputetes së PS-së, Luiza Xhuvanit.

“Olsi Rama ka kaluar 5 herë kufirin për drogën e Xibrakës. Ekzistojnë biseda të Olsi Ramës me mafiozët e Xibrakës dhe Tahiri i ka këto informacione. Tahiri di se kush i çonte valixhet me para Ramës. Kush urdhëroi të fshihte urdhrin e arrestit të Mark Frrokut. Di se ç’bëri Edi Rama me super killerin e Luiza Xhuvanit, se çfarë mashtrime bënë tek të vdekurit. Për shkak të të gjitha këtyre Rama bëri aktin më të paimagjinueshëm, bllokoi arrestin e tij. Jo e bllokoi , por pas kodit që Tahiri lëshoi në studio. Rama dështoi se kryepeshk ishte vetë ai e jo Tahiri. Mbi këtë bazë liroi Orest Sotën. Tahiri ka qenë në makinë. 800 mijë euro kanë qenë 1/3 e parave që ishin atë natë.”, -tha Berisha në oranews.

Dhe për të gjitha këto, Berisha thotë se Tahiri e kërcënon Edi Ramën. /55News.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...