Berisha paralajmëron "furtunën" e opozitës për largimin e Ramës

Tuesday, 08 May 2018 22:33

Ish-kryemnistri Berisha ka paralajmëruar në emisionin 360Gradë atë që ai e quajti furtunë të opozitës kundër Ramës. Sipas tij , shqiptarët do të njihen me lëvizjen e Partisë Demokratike, që do t’i hapë rrugën zgjedhjeve. “Opozita po përgatit një furtunë. Pa stuhi nuk ka zgjedhje. Stuhia e Partisë Demokratike dhe opozitës do kthjellojë mjegullën e shqiptarëve.” tha Berisha.

Ai u pyet edhe për afrimet e të pakënaqurve në Partinë Demokratike. Berisha zbuloi një detaj nga mbledhja e Grupit Parlamentar Demokrat. Sipas tij dje u dha urdhër për të afruar të gjitthë kontribuuesit e PD-së ndër vite. “Kuvendi miratoi një statut në të cilin një pjesë e mirë e propozimeve janë të ardhura nga grupet e interesit. Secili demokrat duhet të ketë në fokusin e tij rrëzimin e Edi Ramës. PD nuk ka luksin të humbasë asnjë. Dje u dha porosi për afrimin e të gjithë kontribuuesve në PD. Secili duhet të bëjë një hap mbrapa në qëndrimin e tij. Sepse rreziku i Ramës është një motiv për të gjithë. Beteja për bashkimin e PD duhet të vazhdojë” tha Berisha.

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 22:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...