Koha ndryshon, por psiqika e Ramës e njëjtë

Premte, 11 May 2018 17:17

Në galerinë “Zeta” në Tiranë, çelet ekspozita e ideuar nga Hubert Lobnig, një fotograf austriak që vendin tonë e vizitoi për herë të parë në vitin 1992. Lobnig sjell foto të atyre viteve, mes të cilave dallojnë ato që tregojnë kryeministrin e sotëm, Edi Ramën. Në atë kohë Rama ishte pedagog në Akademinë e Arteve dhe dhomën e ndenjies e kishte edhe studion e tij.

Foto më lart është bërë gjatë një vizite që Lobnig bëri në shtëpinë e Ramës në vitin 1992. Muret janë të shkruar dhe të bojatisur me shprehje, vargje apo citime të ndryshme. Vetë Rama ka pozuar me dy shkronja në sfond W.C, megjithëse nuk është e qartë nëse pas tij është tualeti i shtëpisë.

Kjo është një nga fotot e rralla brenda një prej shtëpive të Edi Ramës. Nga vila e tij në Surrel, kryeministri nuk ka preferuar të ndajë asnjë imazh me publikun, zgjedhje që e ka shtuar më shumë kuriozitetin e mediave

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 17:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...