Barnat, Bardh Spahia: Ku janë 36 alternativat e reja që premtoi me aq bujë Rama?

Premte, 11 May 2018 20:03

Deputeti i PD Bardh Spahia, ish zv/ministër i Shëndetësisë ke reaguar përmes një statusi në FB sa i përket listës së rimbursimit të Barnave për vitin 2018.

Në statutin e tij ne FB, Bardh Spahia shkruan:

“Lista e Rimbursimit te Barnave për vitin 2018 është shenja me evidente qe shëndetësia ne Shqipëri jo vetëm nuk është falas, por ka humbur dhe funksionin kryesor ; atë te shërbimit ndaj te sëmurëve ne nevoje. Është dëshmia e qarte e klientelizmit, marrëveshjeve te pista e korruptive.

Ku janë 36 alternativat e reja qe premtoi me aq buje kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë? Apo kjo vlen vetëm për rilindësit siç tregoi rasti i aktorit te njohur, te cilit ju zgjidh problemi i mjekimit te munguar vetëm me një telefonate?”.  

Ndërkohë mjeket kudo ne vend janë te shqetësuar për shëndetin e pacienteve te tyre qe vuajnë nga një sëmundje vdekjeprurëse si fibrilacioni atrial nëse nuk mjekohet, siç tregon dhe mesazhi i mëposhtëm nga një mjek kardiolog:

" I nderuar deputet! Deri dje medikamentin Xarelto 20 mg e merrnin te sëmurët me fibrilacion atrial te diagnostikuar nga konsulta e QSUT . Tani e mbrapa do e marrin vetëm te sëmurët qe kane kaluar nje aksident cerbral qe kane hipertension diabet dhe insuficence kardiake. Te tjeret do ngrohen ne diell. Ndërkohë qe dhe bari tjetër qe mund te zëvendësonte Xarelton, Acenocoumarol 0.4 mg (Sintrom) ka kohe qe mungon ne tregun farmaceutik dhe është hequr fare nga lista e rimbursimit . Se me çfarë do mjekohen ata te sëmurë qe nuk plotësojnë kriteret zoti e di"

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 20:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...