Ish-Kryeministri Berisha: Narkoeurot, një xhelat i vërtetë i ekonomisë shqiptare

Tuesday, 15 May 2018 17:02

Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka folur sot për atë që ai i quan narkoeuro. Ai e konsideron rolin e tyre si të xhelatit në ekonominë shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha publikon pjesë nga intervista e tij për TV Klan ku thotë se narkoeurot vrasin monedhën evropiane, godasin eksportet, godasin prodhimin, godasin punësimin.

Postimi i plotë

Narkoeurot, një xhelat i vërtetë i ekonomisë shqiptare!

Duke dalë në treg në kundërshtim me të gjitha ligjet, ato vrasin monedhën europiane, godasin eksportet e vendit, i bëjnë ndërmarrjet shqiptare jo kompetitive me ndërmarrjet e botës, godasin prodhimin, godasin punësimin! sb

- Pjese nga intervista dhene gazetares Jolldiz Mitro per TV Klan.

PYETJE: Zoti Berisha ju flisni gjatë gjithë kohës me shqetësim për situatën në lidhje me krimin që po kalon vendi por po me të njëjtin shqetësim flisni dhe për situatën ekonomike që po kalon Shqipëria. Muajt e fundit ka patur një rënie të ndjeshme të euros. Si e komentoni këtë gjë?

BERISHA: Në çdo ekonomi monedha është truri i saj, po u sëmur monedha, sëmuret truri. Cfarë ka ndodhur, pse ekonomia shqiptare ndodhet në këtë gjëndje? Sepse është pushtuar nga narkoeuro. Narkoeurot janë kamionat e miliarda e miliardave euro në duart e baronëve të drogës, të cilët duke dalë në treg, në kundërshtim me të gjitha ligjet vrasin monedhën europiane, eksportet e vendit, i bëjnë ndërmarrjet shqiptare krejtësisht jo kompetitive me ndërmarrjet e botës, por po të godasësh eksportet, ke goditur zemrën e prodhimit, po të godasësh prodhimin, ke goditur punësimin.

Sot numri një në punësim është bixhozi i APEX të Agron Xhafës dhe Olsi Ramës dhe apexave të tjerë. Narkoeurot po godasin rëndë gjendjen ekonomike të mijëra familjeve dhe pensionistëve shqiptarë që jetojnë me ato 100-200 euro që u vijnë nga familjarët e tyre nga jashtë. Nëse 1 euro i kthenin me 1400 lekë, sot i kthejnë 15-20% më pak dhe kjo për shkak të baonëve të drogës, nga narkoeuro. Dhe unë i bëj thirrje bordit të Bankës së Shqipërisë dhe Guvernatorit të saj t’u thonë shqiptarëve të vërtetën se kjo që ndodh nga narkoeurot është një gjendje katastrofale. Narkoeurot që bajlozët dhe baronët e drogës derdhin në Shqipëri çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, prishin tërësisht garën dhe kompeticionin.

Ju duhet ta dini se këtë vit ka mbyllje ndërmarrjesh 43% më shumë se sa një vit më parë, janë me statistika të QKR. Kjo sepse ai që ka kamionat e sallat plot euro, ai ka për borxh të mos respektojë asnjë princip në çmime, në paga etj dhe ai viktimizon të gjithë bizneset e rrugicës dhe bizneset e vendit. Pra narkoeuro është shndërruar në një xhelat të vërtetë të ekonomisë shqiptare. Ata që mendojnë se mirë bëjnë se euro janë, ata gabojnë rëndë. Ato janë euro të sëmura, janë euro toksike, janë euro të cilat po shkatërrojnë çdo mundësi për konkurrencë të ndershme, për garë të lirë në ekonominë shqiptare, e cila është, në të gjitha kohërat ka qënë dhe mbetet promotori kryesor i përparimit, i rritjes, i zhvillimit ekonomik të një vendi.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 17:05

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk lejohen të kalojnë kufirin/ Fëmijë, gra dhe burra kalojnë natën në të ftohtë mes Greqisë dhe Shqipërisë

Aktualitet

Nuk lejohen të kalojnë kufirin/ Fëmijë, gra dhe burra kalojnë natën në të ftohtë mes Greqisë dhe Shqipërisë

Vijon të jetë e rëndë dhe problematike situata me qytetarët shqiptarë, të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës. Gati 40 persona vazhdojnë të qëndrojnë mes kufirit shqiptaro grek teksa nuk lejohen...

Lajme të mira nga Franca, në 24 orë humbin jetën vetëm 441 persona. Ja sa ka shkuar numri i të infektuarve

Globi

Lajme të mira nga Franca, në 24 orë humbin jetën vetëm 441 persona. Ja sa ka shkuar numri i të infektuarve

Lajme të mira vijnë nga Franca sa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi. Mediat vendase raportojnë se në 24 orë kanë ndërruar jetë 441 persona, një numër më i ulët se...

Pas kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar edhe e dashura e tij shtatzënë e infektuar me koronavirus

Globi

Pas kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar edhe e dashura e tij shtatzënë e infektuar me koronavirus

Carrie Symonds, e dashura e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, konfirmoi se është prekur nga koronavirusi. Johnson vetë rezultoi pozitiv me koronavirus javën, ndërsa e dashura e tij, e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!