Ylli Gura, vegla e Ramë-Ballës i maskuar si myfti

Tuesday, 15 May 2018 17:23

Nga Bledi KASMI

E turpshme dhe e dënueshme se si një klerik të zhvishet nga mesazhet përbashkuese në qëllim të së mirës dhe drejtësisë në këto momente të veçanta për besimtarët myslimanë dhe të veshë kostumin politik për ti shërbyer një kaste qeverisëse të lidhur me drogën dhe korrupsionin.

Ylli Gura, i cili shfaqet në media me urdhër të Ramë-Ballës sa herë kanë ndonjë hall politik, vesh petkun e fetarit si kryemyfti i Tiranës dhe lançon në media mesazhe që nuk kanë asnjë lidhje me besimin e njerëzve tek Zoti, por me besimin që ata duhet të kenë sipas tij tek qeveria.

Mesazhi i dhënë prej tij pak orë më parë ishte se politika nuk duhet të prekë shenjtërinë e muajit të Ramazanit dhe se njerëzit nuk duhet të merren me politikë në këtë muaj. E kundërta është e vërtetë. Njerëzit në këtë muaj do të duhet të kërkojnë edhe me më shumë forcë drejtësinë e munguar dhe dijetarët e islamit thonë se nuk duhet ndërprerë puna gjatë muajit të agjërimit.

Nuk dënon drogën, korrupsionin dhe vjedhjet që i dënon Kurani, por bën thirrje për heshtje para krimit që ka kapur shteti.

Atëherë cilët mesazhe qeverisëse po përçon ky klerik që ka ngatërruar derën e xhamisë me atë të qeverisë duke u kthyer prej kohësh në një axhami?

Arsyeja që e kanë detyruar këtë kloun të qeverisë të bëjë një deklaratë të tillë nuk ka asnjë lidhje me besimin dhe Zotin, që ai si hipokrit thotë se i shërben, por me hallin e qeverisë, ministri i Brendshëm i së cilës është kapur familjarisht në flagrancë droge. “Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit”, thuhet në librin e shenjtë të myslimanëve.

Kthejuni pamjeve filmike të lutjeve të faljeve të Bajramit të një dhe dy viteve më parë dhe do të dëgjoni të vetmin myfti në botë që në një ceremoni të tillë fetare nuk falënderon Zotin përpara besimtarëve, por falënderon kreun e qeverisë. E keni me zë dhe më figurë këto mesazhe të këtij palo-myftiu që ka harruar misionin të cilit duhet ti shërbente dhe është vënë prej kohësh në shërbim të së keqes.

Ky është një myfti që thotë se përçon mesazhe duke u nisur nga libri i shenjtë i myslimanëve, ndërsa në realitet bën atë që është më e urryera për myslimanët, krijimin e idhujve ndër besimtarët dhe kjo ndodh sa kohë për të, Zoti nuk është Allahu, por Ramë-Balla, të cilit ai i shërben politikisht si një vegël qorre.

“Thuaj: O ju pabesimtarë!/ Unë nuk adhuroj atë që adhuroni ju!/As ju nuk jeni adhurues të Atij që adhuroj unë!/Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që adhuroni ju!/Po as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që adhuroj unë!/Ju keni fenë tuaj, e unë kam fenë time!” Besimtarët duhet ta kenë të qartë se këto vargje janë kuptimplota për këdo të devijuar si puna e veglës së Ramë-Ballës, që ka vendosur të na e paraqesë Partinë-shtet dhe krimin që ajo përfaqëson si besimin e ri për tu adhuruar në vend të Zotit.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 17:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...