×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Deputeti i Merkel: Çështja ‘Xhafaj’, provë e re për çeljen e negociatave

Hënë, 21 May 2018 10:53

Reporteri i grupit të CDU për Shqipërinë në Parlamentin gjerman deklaron se, qeveria shqiptare duhet të sqarojë akuzat e ngritura ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një intervistë për “Panorama”, deputeti i partisë së kancelares Merkel, Thorsten Frei pohon se për këtë çështje duhet një hetim i pavarur, si dhe pranon se Gjermania do të mbledhë të gjithë informacionin për të formuluar qëndrimin për çështjen e negociatave.  

Duke folur për një nga pikat më të debatuara të aktualitetit politik, lidhur me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Frei tha se po e ndejk rastin me shumë vëmendje.

“Po e ndjek rastin por nuk mund ta gjykoj ligjërisht. Duke marrë parasysh zbatimin e ligjit, është e rëndësishme se si e bëjnë këtë politikanët dhe gjykatësit. Kjo do të na tregojë ne se sa serioze është qeveria shqiptare në zbatimin e ligjit”,- tha Frei.

I pyetur se si do të reagonte qeveria gjermane nëse do të gjendej në të njëjtën situatë ku ndodhej ajo shqiptare përballë akuzave të opozitës se ministri i Brendshëm ka ndryshuar ligjet e reformës në drejtësi për të mbrojtur vëllain e implikuar në trafik droge, deputeti i CDU tha: “Këto janë akuza shumë serioze, mbi të gjitha duhet të jenë në interes të qeverisë shqiptare që t’i sqarojë këto pohime mjaft shpejt”.

Frei komentoi edhe rrëfimin e “dëshmitarit X’.

“Vendimtare për mendimin tim është sjellja e vetë ministrit. Duhet të jetë e qartë se ai nuk e ka shkelur ligjin për të mbrojtur vëllanë dhe kjo kërkon një hetim të pavarur. Sa i përket vendimit për çeljen e negociatave, ne do të mbledhim të gjithë informacionin në dispozicion do të përpilojmë një tablo të përgjithshme dhe do të formulojmë rekomandimin tonë në përputhje me rrethanat”,- tha deputeti gjerman./Panorama.com.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...