×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Demokratët në Komisionin e Ligjeve: 45-vjetori i Spaçit, ish-hetuesi Xhafaj, tani avokat i krimit të organizuar

Hënë, 21 May 2018 11:34

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve deputetët e PD-së kanë lëshuar një deklaratë të fortë. Sipas tyre, komisioni nuk mund të vazhdojë punimet sa kohë që Ministri i Brendshëm, avokat i krimit, vazhdon të mbrohet ende nga kryeministri. Deputeti Oerd Bylykbashi e ka risjellë jo pa qëllim në kujtesën e socialistëve 45-vjetorin e revoltës së Spaçit.

"Sot është 45-vjetori i revoltës së Spaçit dhe hetuesi i atëhershëm ka bërë karrierë dhe sot është Ministër i Brendëshëm, është avokati më i mirë i krimit të organizuar. Sot është avokati më i mirë i krimit të organizuar, që ka mbrojtur vëllanë e tij me të gjithë format dnë të gjitha mënyrat më të mira të mundshme, e paketoi dhe e çoi në Itali kur sot ndaj tij duhet të fillonte ndjeka penale. Sot ne jemi para faktit që avokatia më e mirë që i bëhet krimit është ajo që Edi Rama po i bën Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafës. Është turpi i deputetëve të mazhorancës që sot mbrojnë Fatmir Xhafën që sot duhet të ishte shkarkuar. Ky komision nuk mund të vazhdojë të diskutojë çështje të tjera sa kohë që Fatmir Xhafaj mbron krimin. Bashkë me Agron Xhafajn mbron krimin dhe ti bëhesh palë me ta! /55news.al/

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 11:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...