VIDEO/ Dashamir Shehi, brilant në seancë: Tortugën apo Europën

E Enjte, 31 May 2018 14:23

Deputeti i PD-së Dashamir Shehi njihet për fjalimet e tij, me një gjuhë të thjeshtë dhe të kapshme për të gjithë. Edhe sot në Kuvend, Shehi ka mbajtur po një fjalim brilant që mund ta dëgjoni ose lexoni të plotë më poshtë.

Fjalimi i Dash Shehit:

Do më pëlqente të flisja në rrethana të tjera por megjithatë ja vlen. Kjo që do të them kërkon pak qetësi se ka një metaforë të madhe. Kam menduar që për të folur jam nga ato të zotët, por ka dalë një italian që ma kaloka për analizë, qenka mjeshtër fare. Ky qenka nona e analizës, e quajnë Karlo Alberto Rosi dhe ka bërë një analizë për situatën e Shqipërisë që të vjen dhe për qeshur dhe për të qarë, më shumë për të qarë. Thotë: Doni Tortugën apo Europën?

Tortuga është një ishull piratësh i 1600-1700. Pasi vidhnin anijet poshtë dhe përpjetë, horrat e Karaibeve mblidheshin tek ky ishulli. Aty martoheshin dhe rrisnin fëmijët. Kishin dhe një kishë. Duke parë situatën e Shqipërisë ky zotëria italian ka bërë një analizë të gjithë deklarimeve të Ministrit të fundit që thotë:

-Herën e parë, nga ky neni që kemi devijuar në parlament nuk përfiton im vëlla se ka pasur avokat.

-Së dyti, im vëlla ka qenë kaq i ri sa duhet ti falim mëkatet.

-E treta, nuk kam përgjegjësi, thotë, për atë që ka ndodhur me tim vëlla.

-Së katërti, nuk ka shkelur asnjë ligj të Shqipërisë dhe nuk ka pse dënohet në Shqipëri.

-E pesta, nuk kam pas asnjë kërkesë nga italianët kështu që nuk kam si ta marr nën arrest për ta ekstraduar.

Ligji antimafia nuk mund të zbatohet se nuk ka bërë gjë në Shqipëri.

-Dhe në fund fare thotë, për integritetin tim personal do të vazhdoj luftën ndaj krimit.

Vimë tek pjesa e Tortugës.

Ju shqiptarët thotë, na drejtohet italiani jo vetëm vëllait të Ministrit  dhe Ministrit por të gjithëve ne, mendoni se Europa është Tortuga? Që ju të vidhni, të grabisni, të vini këtu dhe tu shisni drogë fëmijëve tanë, të vidhni vilat tona?  Kriminalizon të gjithë shqiptarët dhe thotë paskeni të drejtë të ktheheni tek Tortuga juaj, të jetoni të lirë pasi keni grabitur shtëpitë tona, të jetoni të lirë në parajsën tuaj të krimit që është Tortuga e Europës. Të gjithë ne fshihemi tek Tortuga jonë, asnjë nuk ka kurajo të thotë që ky vend është një ishull krimi, e qeveris një qeveri krimi dhe kriminelët këtu kanë strehën permanente. Ky është perceptimi që ka sot Europa për ne. Dhe këtij perceptimi i vuri vulën kjo qeveri që është këtu mbrapa.

Fqinji jonë ku kemi çuar 40 mijë studentë për të studiuar, 500 mijë emigrantë thotë: Ju shqiptarët doni Tortugën apo Europën?! Europa ka rregulla të tjera nga ato të Tortugës, fatkeqësisht ne sot përveç emrave që kishte Shqipëria i shtuam edhe një emër tjetër, Tortuga, një ishull i famshëm për poshtërsitë e veta tre shekuj përpara.

Na kanë kthyer tre shekuj mbrapa me botën e krimit që e kanë mbrojtur, e mbrojnë përditë këtu dhe vazhdojnë me këmbëngulje të justifikohen sikur kjo u vjen nga opozita.Kjo që ka ndodhur në Shqipëri ka ardhur nga këto zotëri që janë këtu mbrapa meje dhe sa kohë të jenë këta ne do të na quajnë Tortugë, madje kam frikë se do të gjejnë edhe një ishull tjetër më famëzi për Shqipërinë tonë.

Video

Fjalimi i Dash Shehit ne parlament on Vidnews.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...