Dhuna ndaj Kasmit dënohet nga ish-Drejtori i Zërit të Amerikës

E Enjte, 31 May 2018 14:02

Ish-Drejtori i Zërit të Amerikës, Frank Shkreli, ka sjell sërish në vemëndjen mediatike dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Bledi Kasmi, gjatë protestës së mbajtur nga opozita më 26 maj. Duke dënuar dhunën ndaj gazetarit ai i bën jehonë censurës së medias në Shqipëri. Mbrojtja e fjalës së lirë dhe e gazetarëve në krye të ushtrimit të detyrës së tyre është thelbi i lirisë së shtypit dhe i lirisë së fjalës, është shprehur Shkreli.

Gjithashti ish-drejtori i Zërit të Amerikës,  bën një analizë të sulmeve ndaj gazetarëve anambanë botës në të cilën rendit edhe rastin e  gazetarit shqiptar Bledi Kasmi.

Fatkeqësisht, një ndër sulmet e fundit sivjet kundër një gazetari është shënuar, javën që kaloi, edhe në Shqipëri gjatë protestës të opozitës në bulevardin kryesor të Tiranës të shtunën më 26 Maj, ka shkruar ai.

Ndërkaq, protesta e opozitës, gjatë të cilës u regjistrua sulmi kundër gazetarit të Rilindjes Demokratike, natyrisht tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, megjithese Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, në një intervistë për televizionin francez, France 24, e ka quajtur protestën e opozitës si “një çështje e brendshme e vendit, që nuk duhet të zërë faqet e para të mediave ndërkombëtare”, ka vijuar më tej Shkreli.  /55news.al/

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 14:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...