×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Përfitimet shëndetësore nga çaji hibiskus

Tuesday, 28 August 2018 18:02

Hibiskusi (Hibiscus sabdariffa) është një bimë për të cilën thuhet se i ofron disa përfitime shëndetësore. Ai besohet ta ketë origjinën në Afrikë.
Hibiskusi shpesh përdoret për të bërë çajra bimore (të njohura edhe si “infuzione” ose “çajra lulebliri”).

Edhe pse disa studime shkencore i kanë testuar përfitimet shëndetësore të hibiskusit, hulumtimet e hershme tregojnë se çaji i hibiskusit apo ekstrakti i hibiskusit mund të ofrojnë efekte antioksiduese dhe ta përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.

Në vijim sjellim një vështrim për gjetjet kryesore nga hulumtimet e disponueshme për përfitimet shëndetësore të hibiskusit:

1) Shtypja e lartë e gjakut
Nga pirja e përditshme e çajit të hibiskusit mund të përfitojnë njerëzit me tension të lartë të gjakut, sipas një studimi të vogël të publikuar në The Journal of Nutrition. Për gjashtë javë, 65 të rritur të cilët kishin shtypje paksa të ngritur të gjakut (por nuk ishin duke marrë ilaçe për tensionin e gjakut) kishin pirë ose tri gota me çaj të hibiskusit ose një pije placebo çdo ditë. Rezultatet e studimit treguan se anëtarët e grupit të hibiskusit kishin përjetuar një rënie më të madhe të tensionit të gjakut (në krahasim me ata që konsumuan pije placebo).

Në një tjetër hulumtim nga Phytomedicine, shkencëtarët i kryen katër prova klinike lidhur me përdorimin e çajit hibiskus në trajtimin e shtypjes së lartë të gjakut. Derisa secila provë tregoi se hibiskusi mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së gjakut, autorët e shqyrtimit paralajmërojnë se tri nga katër studimet ishin të kualitetit të dobët.

2) Diabeti
Çaji i hibiskusit mund t’i ofrojë disa përfitime shëndetësore për njerëzit me diabet të tipit 2. Në një studim nga Journal of Alternative and Complementary Medicine, për shembull, studiuesit kërkuan nga 60 pacientë me diabet që të pinë çaj hibiskus ose çaj të zi dy herë në ditë për një muaj. Duke i shikuar të dhënat nga 53 njerëzit të cilët e përfunduan studimin, autorët e studimit zbuluan se anëtarët e grupit hibiskus kishin një rritje të konsiderueshme të kolesterolit HDL (“të mirë”) dhe një rënie të konsiderueshme në kolesterolit total dhe kolesterolit LDL (“të keq”).
Në një studim nga Journal of Human Hypertension, ndërkohë, shkencëtarët zbuluan se konsumi ditor i çajit hibiskus mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut tek personat me diabet të tipit 2

3) Kolesteroli i lartë
Gjetjet preliminare nga kërkimet e bazuara në kafshë dhe studimet testuese indikojnë se ekstrakti i hibiskusit mund të ndihmojë në mbajtjen e kolesterolit në kontroll dhe si rezultat të mbrojë nga arterioskleroza.

Përdorimi i çajit të hibiskusit për shëndet
Është tepër herët të rekomandohet hibiskusi si një trajtim standard për gjendjet shëndetësore. Megjithatë, pasi që hibiskusi përmban një numër të substancave të shëndetshme (duke përfshirë antocianinet), pirja e rregullt e çajit të hibiskusit mund t’i ofrojë disa përfitime shëndetësore.

Modifikuar më Tuesday, 28 August 2018 18:04

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...