Sytë na tregojnë prej çfarë sëmundjesh vuajmë

E Enjte, 28 February 2019 17:27

Trupi na jep shenja të ndryshme që zbulojnë gjendjen tonë shëndetësore

Sytë tregojnë në mënyra të ndryshme kur ka diçka të gabuar në trup.

Nëse shikojmë përmes dritares ose veten në pasqyrë, ndryshimet në sy mund të zbulojnë probleme të ndryshme shëndetësore.

 

Yndyra në gjak

Rrahja e shpeshtë e syrit mund të nënkuptojë se jemi në stres shumë të madh, dhe dridhja e kapakëve mund të jetë shenjë e mungesës së magnezit.

Nëse një unazë e bardhë-verdhë është formuar rreth syrit, ajo është plot me yndyrë dhe tregon një ndryshim të yndyrës. Prania e tepërt e yndyrës në gjak është e rrezikshme dhe shoqërohet me rrezikun e infarktit.

Ngjyra e verdhë në sy është kryesisht shenjë e problemeve me lukth ose mëlçi.

Ndihma e mjekut

Nëse shikimi juaj dobësohet gradualisht, kjo mund të shenjë se keni nevojë për syze, por shikimi i dobësuar po ashtu mund të jetë shenjë e diabetit dhe duhet kërkuar ndihmën e mjekut, transmeton KosovaPress.

Lëvizja e kufizuar

Bllokimi i syve dhe kufizimi i lëvizshmërisë shkaktohen nga sëmundja e Graves, një gjendje e zakonshme në të cilën sistemi imunitar sulmon gjëndrën tiroide dhe e bën të vështirë punën. Mund të ketë edhe imazhe të dublikuara ose humbje të vizionit, ndër simptomat e sëmundjes janë diarreja, humbja e peshës dhe dridhja e duarve.

Pamje e mjegulluar

Shikimi i turbullte dhe vizion i keq gjatë natës mund të jetë pasojë e diabetit. Nëse sëmundja nuk është e kontrolluar mirë, retinopatia diabetike mund të zhvillohet, e cila në fund çon në verbëri. Pacientët me diabet këshillohen të kenë kontroll të rregullt vizual për të bërë ndryshime në kohë.

Unazë rreth irisit

Unaza gri-e bardhë rreth irisit, më saktë rreth kornesë, është shpesh rezultat i plakjes. Por te njerëzit nën moshën 45-vjeç ajo mund të çojë në rritjen e yndyrës në gjak. Kjo flet për një çrregullim që mund të çojë në dëmtim ose humbje të vizionit.

Kruajtje e syve para kompjuterit

Nëse sytë tuaj kruhen derisa qëndroni ulur para kompjuterit tuaj, kjo mund të jetë shenjë se po kaloni shumë kohë para monitorit. Sytë tuaj janë të lodhur dhe ky problem do të përkeqësohet gjatë viteve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...