10 ushqimet që nuk duhet t`i mbani në frigorifer

Diel, 03 Mars 2019 20:43

Këto ushqime është më mirë të jenë në banak apo qilar, pasi ne frigorifer mund t’a humbasin freskine,  shijen apo aromen e tyre.

Qepë

Lagështia e frigoriferit do të bëjë qepët të buta dhe të mykura. Mbajini ato në ndonjë vend të freskët dhe të thatë. Mos i ruani afër patateve sepse kur janë afër njëra-tjetrës prishen më shpejtë.

Kafe

Deponimi i kafesë në frigorifer do bëjë që të humbin shijen dhe të marrin shijen e ushqimeve përreth.

Vaj ulliri

Deponimi i vajit të ullirit në frigorifer do e bëjë atë të kondensohet dhe të bëhet i fortë, si gjalpë.

Borzilok

Është mirë të mbani borzilokun në një gotë me ujë të freskët, sikurse lulet e prera. Në frigorifer thahet shpejtë dhe merr aromën e ushqimeve përreth.

Mjaltë

Mjalta do të rrijë e mirë përgjithmonë nëse e mbani të mbyllur mirë dhe në temperaturë dhome.

Hudhër

Hudhra do fillojë tëmugullojë brenda frigoriferit. Mund të bëhet si gomë dhe e mykur, prandaj është mirë të mbahet në ndonjë vend të freskët dhe të thatë.

Bukë

Buka në frigorifer do të thahet shpejtë, andaj nëse nuk është e prerë dhe e bërë sanduiç që do të konsumohet brenda ca ditëve, ruajeni të ngrirë.

Avokado

Dëshironi të piqni avokadot tuaja? Definitivisht mos i vendoni në figorifer. Megjithatë, ato që janë tashmë të pjekura mund t`i ruani në frigorifer, nëse do i përdorni së shpejti.

Patate

Mbajtja e patateve në frigorifer do i bëjë të ëmbla dhe të forta, sepse mjedisi i ftohtë shumë shpejtë do e kthejë niseshten e tyre në sheqer. Në vend të frigoriferit duhet ruajtur në qese letre, në vend të freskët – por jo të ftohtë.

Domate

Domatet do humbasin gjithë shijen e tyre në frigorifer sepse ajri i ftohtë e ndalon procesin e pjekjes. Gjithashtu ruajtja në frigorifer do u ndryshojë ngjyrën dhe cilësinë./

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...