Mushkonjat-tigër sterilizohen nëpërmjet rrezatimit

Premte, 15 November 2019 14:54

Mushkonjat-tigër mbeten një sfidë globale për përhapjen e viruseve tropikale në mbi 130 shtete. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia për Energjinë Atomike po studiojnë një teknikë të re rrezatimi që shpresohet se do të ulë numrin e insekteve të infektuara.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike po studion një metodë për zhdukjen e mushkonjave që bartin viruse tropikale si ethet e verdha apo zika.

Sterilizimi përmes rrezatimit mendohet se do të asgjësojë epidemitë e shkaktuara nga insektet që prekin mbi 4 mld njerëz në mbi 130 shtete të botës.

"Mushkonjat-tigër nuk mund të kontrollohen me teknologji të tjera. Me teknikën tonë, ne do të lëshojmë në natyrë meshkuj sterilë që do të fekondojnë femrat e infektuara dhe do të krijojnë embrione sterile," deklaron shkencëtari Jeremy Bouyer.

Përdorimi i rrezatimeve te insektet është një metodë e përdorur prej 60 vitesh, por energjia nuk është radioaktive ndaj nuk e dëmton mjedisin.

"Rastet e malaries kemi arritur t'i mundim nëpërmjet dezinfektimit, ndërsa mushkonjat-tigër janë një sfidë, pasi të pickojnë ditën, vezët e tyre mbijetojnë në mungesë lagështie edhe për disa muaj, dhe këto insekte mund të jetojnë në shtëpi ose edhe të udhëtojnë bashkë me ju," deklaron Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Teknikat e sterilizimit do të testohen vitin e ardhshëm në Brazil, Meksikë, Gjermani dhe Kubë, ndërsa deri tani ka qenë efektive për 90 për qind të insekteve ku është provuar më parë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...