Rënia e flokëve, ja çfarë duhet të bëni

Saturday, 16 November 2019 11:17

Flokët bien më shumë në vjeshtë dhe kjo është deri diku normale. Megjithatë kjo nuk do të thotë që kjo eksperiencë është e këndshme apo se nuk duhet të bëni asgjë për ta ndalur.

Mjafton të merrni vitaminat e duhura dhe flokët tuaj do të qëndrojnë të shëndetshëm. Këtë rënie masive të flokëve mund ta parandaloni fare lehtë edhe duke marrë vitaminat e duhura.

Ekspertët sugjerojnë  të përdorni vitaminën B, E, C dhe zinkun. Më konkretisht, vitaminat e grupit B janë shumë të rëndësishme për strukturën dhe mbrojtjen e plotë të flokëve.

Vitamina E është shumë ushqyese dhe plot vlera për flokët, ndërsa vitamina C funksionon si një antioksidant i shkëlqyer i cili forcon rrënjën e flokëve.

Zinku është një mineral që në bashkëpunim me vitaminën C vepron si një kurë e natyrale, si për lëkurën ashtu dhe për flokët, duke i forcuar ata nga majat tek rrënja.

Këshillohuni me mjekun tuaj që në këtë periudhë të vitit të konsumoni disa nga këto vitamina e minerale të rëndësishme.

Në këtë mënyrë do të evitoni shumë probleme me flokët tuaj.

Gjithashtu kini parasysh të kini një stil jetese të shëndetshëm pa duhan, pije alkolike apo ushqime të dëmshme. Përsa i përket ushqimit, gjatë vjeshtës kujdesuni të konsumoni shumë ushqime të pasura me omega 3, bulmet, vezë dhe bishtajorë.

Gjithashtu në këtë fazë të vitit flokët nuk duhen larë shumë shpesh, por mesatarisht tre herë në javë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...