Studiuesit zbulojnë ushqimin më të shëndetshëm për mëngjes

Hënë, 18 November 2019 14:28

Një njeri duhet të marrë 2000 ose 1500 kalori në ditë ose më pak apo më shumë në varësi të aktivitetit fizik dhe moshës, por kjo duhet shpërndahet përgjatë gjithë ditës. Ndonëse mëngjesi duhet të jetë një vakt i plotë pasi na siguron një pjesë të energjisë për orët në vazhdim, shumë prej nesh e nisin ditën duke konsumuar diçka në mesditë. Nëse i druheni kileve të tepërta e mendoni se duke mos ngrënë një vakt do të humbni më shpejtë peshë, gaboni! Një mëngjes i pasur ka një efekt pikërisht të kundërt dhe zgjedhja më e mirë është tërshëra.

Ky drith i shijshëm jo vetëm që përshpejton organizmin, por sipas studimeve të fundit ju mund të përshpejtoni dhe procesin e humbjes së peshës vetëm duke ngrënë tërshërë për mëngjes.

Studimi përfshinte burra dhe gra të ndara në tre grupe.

Grupit të parë i është dhënë bollgur për në mëngjes, të dytit cornflakes dhe grupit të tretë asgjë. Të gjithë hanin njësoj drekën dhe darkën.

Hulumtuesit mbajtën të dhënat e niveleve të sheqerit dhe insulinës të të gjithë pjesëmarrësve në studim dhe përfundimet i botuan në një revistë shkencore. Ata zbuluan se grupi i parë kishte më pak kërkesa për ushqim në orët e para të ditës përpara drekës dhe konsumonin 31% më pak kalori për drekë. Pjesëmarrësit në grupin e dytë treguan një dëshirë për ushqim pas tri orësh dhe grupi i tretë edhe më herët.

Tërshëra jo vetëm që ju bën të ndiheni më të ngopur, por ul nevojën për kalori me 31-50%. Ja disa përfitme të tjera :

-Ul nivelin e kolesterolit

-Përmirëson tretjen

-Mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak

-Është një burim shumë i mirë i hekurit, magnezit, vitaminave të ndryshme dhe i proteinave.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...