Nëse nuk rrini mjaftueshëm në diell, ja si ta merrni vitaminën D

Tuesday, 19 November 2019 15:15

Vitamina D është një nga vitaminat e tretshme në yndyra, së bashku me vitaminat A, E dhe K. Kjo vitaminë ka përfitime të ndryshme, të cilat përfshijnë përthithjen e kalciumit dhe ndërtimin e kockave. Funksionet e tjera janë shtimi i qelizave, shtypja e kancerit, rregullimi i insulinës dhe sporti kardiorespirator.

Ushqimet janë burime të mira për vitaminën D, megjithëse mund të merret edhe përmes suplementeve. Më poshtë janë disa prej tyre:

Vaji i mëlçisë së merlucit

Vaji i mëlçisë së merlucit është një nga burimet më të mira të vitaminës D. Së bashku me vitaminën D, ky vaj siguron acide yndyrore thelbësore për organizmin sia toe omega 3 të cilat ju siguorjnë një lëkurë shkëlqyer dhe shëndet të mirë kardiovaskular. Gjithashtu acidi yndyror omega-3 ndihmon gjithashtu në përthithjen e vitaminave dhe mineraleve si dhe një forcim të sistemit imunitar.

Kërpudhat

Kërpudhat janë një tjetër përzgjedhje e pasur kur është fjala për vitaminën D. Sipas Healthaliciousness, përveç sasive të larta të vitaminës D, parandalimi i kancerit është një tjetër përfitim nga kërpudhat.  Një eksperiment i publikuar në ‘Experimental Biology and Medicine’ ka zbuluar se disa lloje kërpudhash ulnin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit duke evituar rritjen dhe shumimin e qelizave kancerogjene.

Peshku

Peshku është një burim i mirë i vitaminës D, sidomos trofta. Së bashku me vitaminë D ajo përmban edhe një makronutirent përgjegjës për rritjen, riparimin dhe zhvillimin e qelizave dhe indeve. Sipas ‘Healthy Eating’, peshku përmban 21 gram proteina të cilat sigurojnë 37% t nevojave ditore të rekomanduara për një burrë të rritur dhe 46% të nevojave ditore për një grua të rritur.

Qumështi

Kur bëhet fjalë për vitaminë D, edhe qumështi është një nga top-burimet që na vjen në mendje.  Qumështi me yndyra, kosi me pak yndyrë dhe qumështi i dhisë janë produktet më të mira të bulmetit për të siguruar vitaminën D.

Vitamina D është një nga lëndët ushqyese që i duhen më tepër trupit, por konsumi i saj vetëm është i pamjaftueshëm. Trupi ka nevojë për vitamina dhe minerale të tjera në mënyrë që të kryejë funksionet e tij në nivel mikroskopik dhe mikroskopik.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...