×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Këshilla/ Frutat dhe perimet e stinës që luftojnë lodhjen pranverore

Premte, 20 Prill 2018 11:49

Për të rigjetur gjallërinë dhe për të qëndruar larg lodhjes dhe humorit të keq, ekspertët shpjegojnë ushqimet që duhet të konsumi, për të rifituar energjitë por edhe për të rritur imunitetin

Humor i keq, nervozizëm, vështirësi në përqendrim dhe ulje oreksi? Ardhja e pranverës jo gjithmonë është e lehtë për trupin tonë, qoftë mendërisht dhe fizikisht. Mund të ndodhë që me zgjatjen e ditës, rritjen e temperaturës të ndiheni të plogësht dhe pa humor. Shkak për këtë është ndërrimi i stinës, çka e gjen trupin tonë të papërgatitur duke u shfaqur me ndryshim të humorit, lodhje, mungesë përqendrimi dhe shqetësime të tjera kalimtare të cilat mund t’ju bëjnë të ndiheni të dobët dhe pa energji.

Për të minimizuar efektet negative të ndryshimit të stinës dhe për të fituar energjitë e domosdoshme për trupin tonë, ndikon jashtëzakonisht shumë përzgjedhja e ushqimit. Për të rigjetur gjallërinë dhe për të qëndruar larg lodhjes dhe humorit të keq, ekspertët shpjegojnë se duhen konsumuar ushqime të pasura me triptofan, një aminoacid pararendës i serotoninës, hormon i mirëqenies që rregullon gjendjen shpirtërore.

Këtë përbërës e gjen te bishtajoret, çokollata, frutat e thata, drithërat dhe perimet. Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm për organizmin shumë i nevojshëm për skeletin e gjymtyrët. Magnezi në trupin e njeriut, gjendet zakonisht më shumë se 10 miligramë dhe kryesisht ndodhet në kocka dhe në veshka.

Magnezi ndihmon aktivitetin normal të aparatit kardiovaskular dhe së bashku me kalciumin mund të veprojë si një qetësues natyral. Magnezi bën pjesë te këto ushqime: mish, vezë, qumësht, patate, fasule, çokollata.

Ai gjendet gjithashtu tek avokadot, arrat, lajthitë, bajamet, kungulli, kivi dhe sallata jeshile, bananet, hurmat. Magnezi luan rol në parandalimin e sulmit në tru dhe merr pjesë në zhvillimin normal të kockave te fëmijët e moshës 8-14 vjeç.

Për këtë arsye sot në “Mapo” po ju listojmë disa prej ushqimeve që duhet t’i bëni pjesë patjetër në regjimin ushqimor, jo vetëm për të luftuar lodhjen por edhe për të shtuar energjitë dhe fuqizuar organizmin tonë.  

Sardele

Përmbajnë në sasi të lartë acide yndyrore esenciale omega 3, ruajnë humorin e mirë sepse favorizojnë prodhimin dhe lirimin e serotoninës nga ana e trurit, të hormonit të lumturisë. Burim kryesor i proteinave dhe acidit (DHA), të cilat janë thelbësore për zhvillimin e trurit të fetusit në mitër dhe funksionet njohëse, sardelet mund të mbulojnë pothuajse 20% të kuotës së përditshme ditore të vitaminës B12.

Kajsi

Ky frutë është minierë sa i takon përmbajtjes së lartë me magnez, minerali i domosdoshëm për të mbajtur larg ndjesinë e lodhjes, tipike për këtë sezon. Po kështu siguron kalcium, një mineral i çmuar për të ndihmuar sistemin nervor. Kajsia është një frutë i pasur me minerale, rigjeneron strukturën e gjakut dhe forcon sistemin nervor, lëkurën dhe zorrët. Kajsia është frutë i mrekullueshëm i sezonit, është i pasur me vitaminë A dhe C, mbron lëkura nga plakja dhe nga sëmundje të ndryshme.

Kivi

Ky frutë ka përmbajtje të lartë të vitaminës C, thelbësore për mirëqenien psikofizike. Konsumimi i kivit është qartësisht një zgjedhje e shëndetshme, dhe kjo është veçanërisht e dobishme pasi pengon një sërë sëmundjesh dhe bëhet aleate e shëndetit tonë. Përzierja unike e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në kivi ndihmon kundër sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes.

Bizele

Këto perime të vogla por me vlera të larta ushqyese janë një koncentrat i vërtetë i mineraleve, të tilla si kalium, fosfor, magnez dhe zink; të domosdoshme për të mbështetur organizmin mbi të gjitha në momente të vështira sikurse është ndërrimi i stinëve.

Qershi

Kanë një veprim të jashtëzakonshëm antioksidues falë përmbajtjes me vitaminë C dhe flavonoide, të domosdoshme për të fuqizuar sistemin imunitar për të përballuar ndryshimet e sezonit dhe ulje-ngritjet e temperaturave. Po kështu, luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e neuroneve të përfshira në prodhimin e hormoneve që rregullojnë humorin.

Frutat e thata

Të gjitha frutat e thata “karikojnë” trupin tonë me energji dhe favorizon përqendrimin, sepse është e pasur me fosfor. Kanë përmbajtje të lartë të omega 3, të ashtuquajturat yndyra të mira, të cilat janë aleati kryesor për të luftuar lodhjen.

 Asparag

Veprojnë si detoks, pastrojnë organizmin tonë kjo falë përmbajtjes së lartë në fibra, substanca që favorizojnë eliminimin e helmeve dhe substancave që ngadalësojnë përpunimin e ushqimit. Asparagu rezulton të jetë një burim i mirë vitaminash si vitamina A, C, E , K dhe B6, si dhe folate, hekur, bakër, kalcium, proteina dhe fibra. Veçanërisht për konsumuesit e rregullt të tij asparagu ofron disa të mira shëndetësore vështirë për t’u gjetur në një produkt të vetëm.

Preshi

Preshi përmban vetëm 27 kalori, e teksa është i pasur me ujë (97%) është edhe diuretik i shkëlqyeshëm. Është mjaft i shijshëm dhe mbi të gjitha lehtëson tretjen. Pjesa e bardhë është e pasur me sheqer natyral dhe sakarozë. Pjesa jeshile e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që e forcojnë imunitetin. Ekspertët këshillojnë që të konsumohet i freskët ose të zihet pak, për të mos avulluar substancat ushqyese, sikurse janë vitaminat A dhe C.

Kunguj

Kanë shumë pak proteina bimore, por janë ndër perimet më të rekomanduara për personat që mbajnë dietë sepse nuk janë kalorike. Nga ana tjetër janë të pasura me kripëra minerale, sikurse e thamë kanë shumë pak kalori dhe përmbajnë deri në 95% ujë.

Marule

Bëjeni pjesë të tryezës dhe regjimit tuaj ushqimor marulen, është një perime e përbërë prej 95% ujë, e pasur me kripëra minerale. Është një diuretik i jashtëzakonshëm, aleat i dietës edhe sepse është i pasur me fibra.

Luleshtrydhet

Tani është periudha ideale për t’i konsumuar sepse janë në stinën e tyre dhe luleshtrydhet rriten në mënyrë natyrale, jashtë serave dhe pa plehra kimike. Plot me vitamina, fibra, kripëra minerale dhe ujë, ky frutë i sezonit konsiderohet aleat i shëndetit sepse na ndihmon të jetojmë shëndetshëm dhe të buzëqeshur. Rezulton të jetë i pasur me ujë në rreth 90% të tyre, pak kalorike. Luleshtrydhet janë të pasura edhe me vitaminë të grupit C, të cilat forcojnë dhe mbrojnë sistemin imunitar, po kështu me minerale dhe fibra të shumta.

Karçof

I pasur me antioksidantë, karçofi konsiderohet një detokifikues i shkëlqyer falë cinarinës, një substancë që gjendet në gjethe që ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe tretet. Për më tepër, falë insulinës, kjo ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit në gjak. Është një perime anti-oksiduese që lufton dhe “radikalët e lirë”, të cilat gjenden në organizëm dhe janë shkaktarë të plakjes së organeve dhe gjithë organizmit. Te karçofi ka shumë përbërës fenolik si dhe anticianikë.

Limon

Ju ndihmon të humbisni në peshë. Polifenolet e pranishme në limon ndihmojnë në uljen e oreksit. Ju ndihmon tretjen, flavonoidet e pranishme në limon ndihmojnë në asimilimin e ushqimit duke përmirësuar tretjen në tërësi. Përmban shumë vitaminë C. Të gjitha agrumet janë burim i mirë i vitaminës C. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira, dhe si pasojë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe një sëmundje të indit lidhor, e cila duke u dobësuar shfaqet ndër të tjera edhe me shenja sikurse janë gjakderdhja nga mishrat e dhëmbëve dhe me ulcera që mezi shërohen. Por vetitë e limonit janë të shumta, ndaj kjo është një arsye më shumë pse duhet ta bëni pjesë të regjimit tuaj ushqimor.

Spinaq

Spinaqi ju bën mirë sepse përmban lutein dhe zeaxanthin, antioksidantë të rëndësishëm për shikimin dhe imunitetin. Sipas studimeve të fundit është gjetur se ndër fruta- zarzavatet më të shëndetshme spinaqi renditet ndër të parët. Këshillë: Spinaqi përdoret më së miri në lëngje zarzavatesh, p.sh.: 1 kupë spinaq, 1 karotë, 1 banane dhe 1 kupë lëng molle bëjnë një pije për t’u provuar.

 Finok

Mbase e keni ndeshur më rrallë në gatimet tuaja, por ky perim, finoku ka përmbajtje të lartë uji rreth 93%. Gjithashtu është i pasur me vitamina dhe kripëra minerale. Mbi mëlçinë vepron si detoksifikues dhe ka shumë pak kalori, çka e bën këtë aleatin tuaj për t’u dobësuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...