×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Metoda natyrale për trajtimin e dhimbjeve të shpinës

Premte, 20 Prill 2018 12:04

Grupi më i rrezikuar janë meshkujt e moshës 40 dhe 60 vjeç dhe femrat 30 dhe 65 vjeç. Ekzistojnë disa metoda të trajtimit të dhimbjes në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore si barnat, terapia etj.

Shqetësimet në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore mund të jetë akute deri në tre muaj dhe kronike, kur zgjat më shumë se tre muaj. Shtylla kurrizore mban peshën e gjithë trupit dhe mundëson lëvizjen. 60 deri 80% të njerëzve një herë gjatë jetës mund të kenë dhimbje shpine. Madje ka raste të shtimit të pacientëve në moshë të re. Në pjesën e sipërme të shtyllës kurrizore shkaktari më i shpeshtë i dhimbjes është lodhja muskulore, e cila është si pasojë e punës së rëndë fizike.

Po ashtu aktivitetet sportive që tejkalojnë normën, lodhja kronike e muskujve, por ndikon mjaft edhe stresi. Mjekimi nënkupton ilaçet, masazhet dhe terapinë fizike. Operacioni ndërmerret në raste të rralla kur dhimbja është e shkaktuar nga hernia diskale apo tumori.

Dhimbja në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore mund të jetë akute deri në tre muaj dhe kronike, kur zgjat më shumë se tre muaj. Kjo dhimbje mund të jete si pasojë e hernies diskale, lëndimit, tumorit, infeksionit apo dhimbjes së muskujve. Dhimbjen mund ta shkaktojë puna e rëndë fizike e sidomos ngritja e peshave, sikurse edhe qëndrimi ulur për një kohë të gjatë si puna me kompjuter. 

Grupmoshat më të rrezikuara

Grupi më i rrezikuar janë meshkujt e moshës 40 dhe 60 vjeç dhe femrat 30 dhe 65 vjeç. Ekzistojnë disa metoda të trajtimit të dhimbjes në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore si barnat, terapia etj.

Dhimbja e shpinës dhe regjimi i shtratit

Ekspertët thonë se duhet të qëndrohet në shtrat jo më gjatë se 72 orë, qëndrimi më i gjatë ndoshta edhe mund të jetë kundër produktiv. Mosaktiviteti mund të shkaktojë depresion, probleme me koagulimin e gjakut dhe dobësimin e muskujve. Pacientëve ju këshillohet që të lëvizin nga pak, pra të bëjnë ato aktivitete dhe lëvizje që nuk ju shkaktojnë dhimbje. Aplikimi i masazheve lokale me kremra qetësues po ashtu mund të ndihmojë.

Ilaçet dhe ushtrimet fizike

Në raste të dhimbjeve intensive preferohen barnat, e në radhë te parë barnat anti-inflamator. Duhet patur kujdes që me këto barna nuk duhet tepruar, sepse shkaktojnë gastrit. Katër-pesë ditët e para merren rregullisht e pastaj sipas nevojës. Terapia fizike mund të preferohet vetëm pas pushimit të dhimbjeve të shpinës.

Parandalimi

Nuk ka asnjë dyshim se stili i jetesës siç është qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dobëson muskujt e shtyllës kurrizore, por është e qartë se edhe aktiviteti fizik intensiv (puna e rëndë fizike, sporti profesional) mund të sjellin rëndim të dhimbjes së shpinës. Shtylla kurrizore (sidomos pjesa e poshtme e shpinës) mban peshën më të rëndë të shtyllës kurrizore. Prandaj për të parandaluar dhimbjen e shpinës duhet mënjanuar e sa më shumë që është e mundur puna në pozitën kërrusur dhe ngritjen e peshave në mënyrë të gabuar pra me shpinë të kërrusur pa përthyer gjunjët. Mund të bëni masazh me vajra bimorë susami ose arre kokosi.

Përzierja natyrale kundër dhimbjeve

1 litër ujë

250 mililitra uthull molle

2 lugë gjelle rozmarinë e thatë

Vëreni këtë përzierje të ziejë. Më pas lëreni të ftohet dhe me të, lagni një napë, copë apo peshqir dhe vendoseni në zonën e dhimbjes.

Këshillat

-30-40 vjeç, është mosha te të cilët shfaqen më shpesh dhimbjet e shpinës dhe nervit shiatik.

-90 për qind, e të sëmurëve që vuajnë nga kjo dhimbje mund të shërohen duke bërë masazhe.

-6 muaj, është koha që duhet të kalojë dhimbja, më pas i sëmuri mund ta ketë të domosdoshëm operacionin.

-Përdorni dy aspirina çdo ditë për një javë, pasi parandalon rishfaqjen e dhimbjeve.

-Kur keni dhimbje qëndroni shtrirë në një krevat të fortë, mundësisht pa jastëk.

-Mos ngrini pesha të rënda pa ndihmë, apo të bëni lëvizje të sforcuara.

-Këshillohet të evitoni qëndrimet në karrige ose kolltukë shumë të butë.

-Rekomandohet të përdorni një dietë të pasur me fruta dhe perime.

-Përdorni korse në mënyrë që beli të mos përkulet./AgroWeb.org/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...