×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ja cilat janë vetitë kuruese të karotës

E mërkurë, 23 May 2018 20:43

Karota është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin. Ajo përmban një substancë të quajtur b-karoten, e cila përmirëson shikimin. Konsumimi i shpeshtë i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi. Karota ndihmon gjithashtu në rritjen dhe zhvillimin e energjisë e vitalitetit të adoleshentëve. Hekuri që ajo përmban, rrit nivelet e hemoglobinës në gjak, duke luftuar aneminë.

Kërkimet e fundit kanë provuar se substanca b-karoten mund të ndërpresë veprimtarinë e tumoreve e sidomos të mushkërive dhe pankreasit. Dieta me supë karotash është mjaft e mirë për pastrimin e mëlçisë.

Vetitë kuruese të karotës

- Karota hap oreksin dhe rrit sekretimin e lëngjeve gastrike. Është një terapi mjaft e mirë kundër kolliteve, irritimeve të zorrëve dhe ulçerave të stomakut.

- Aftësitë diuretike të karotës e mbrojnë fshikëzën e urinës nga infeksionet.

- Karota ka aftësi dizintoksikuese, të cilat ndihmojnë ata persona që vuajnë nga aknet në fytyrë dhe ekzamat.

- Një veti e mrekullueshme e lëngut të karotës, është se ai ndihmon në jashtëqitjen e sekrecioneve të mushkërive (gëlbazave), duke e lehtësuar kështu organizmin në raste bronshitesh apo gripi.

- Një gotë lëng karotash gjysmë ore para mëngjesit, ndihmon organizmin e fëmijëve që vuajnë nga parazitët e zorrëve.

- 1-2 karota në ditë ul kolesterolin e gjakut në 10%, duke ndihmuar në mbrojtjen e organizmit nga tensioni dhe sëmundjet kardivaskulare.

- Karota ka edhe një tjetër të mirë pasi i fal shëndet dhe gjallëri lëkurës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...