Rihanna bën historinë, e para grua me ngjyrë që krijon firmë veshjesh

Premte, 10 May 2019 22:39

Rihanna është futur fuqishëm në biznes dhe këtë herë do të bashkëpunojë me firmën franceze Moët Hennessy Louis Vuitton (LVMH).

Firma e saj quhet "Fenty" dhe lidhet me emrin e plotë Robyn Rihanna Fenty dhe do të dalë në treg në Pranverë 2019.

Ajo do të bëhet gruaja e parë me ngjyrë që udhëheq një shtëpi mode nën markën LVMH dhe e para që krijon një markë origjinale. Këngëtarja, e cila ka 70 milionë ndjekës në Instagram, është e njohur gjerësisht për ndikimin e saj në industrinë e modës.

Fenty që do të prodhojë veshje, këpucë dhe pajisje, është labeli i parë i ri nën markën LVMH që nga viti 1987. Në një deklaratë, Rihanna tha se i është dhënë një mundësi unike për të zhvilluar modën në një sektor luksoz.

"Nuk mund të imagjinoja partner më të mirë dhe jam gati që bota të shohë cfarë kemi krijuar së bashku", tha ajo.

Rihanna ka disa kohë që është futur në tregun e biznesit. Ajo ka një firmë kozmetike që quhet Fenty Beauty dhe arriti rreth 500 milionë euro nga shitjet deri në fund të vitit 2018. Po atë vit, këngëtarja nxorri në treg linjën e saj të të brendshmeve Savage X Fenty që rezultoi një sukses i madh për të.

Moët Hennessy - Louis Vuitton, i njohur edhe si LVMH, është një organizatë shumëkombëshe franceze e bazuar në Paris.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...