A rrihet me një burrë gjithë jetën? Producentja rrëfen gjithçka

Hënë, 15 July 2019 08:43

Producetja e “Anabel Hostel” dhe themeluesja e revistës “Anabel” Dalina Buzi ka treguar gjithmonë “dhëmbët” tek jeta e saj personale. Në “E Diell” ajo u dorëzua disi dhe tregoi fillimet e njohjes me bashkëshortin e saj që ngjan tamam si nëpër filma. “Së pari dua të sqaroj se unë nuk e nxjerr bashkëshortin në media sepse ai nuk do, është tirons, e njohin të gjithë dhe s’e sheh të arsyeshme të dalë në rrjetet sociale, por në evente, punë dhe xhirimet e Anabel Hostel ai ka qenë gjithmonë prezent”, pohon Dalina.

“Në vitet 2000 njohja me burrin ka qenë shumë e zakonshme. Ai më ndoqi me makinë, më ndaloi në rrugë dhe me ftoi në kafe pasi më kishte parë te liqeni”, kujton Dalina.

Por a pranoi kaq kollaj Dalina të dilte në takim me të? “Në fakt jo, u përpoq pak” rrëfen Buzi. ”Më kishte dërguar mesazh, por asokohe punoja te programi “Më shumë dashuri” dhe isha e mbytur në punë dhe nuk i ktheja fare përgjigje. Ndërkohë ai vjen me makinen e tij “Hummer” te Gjykata e Tiranës më ndalon para këmbëve dhe pasi më bën një kompliment që dukesha në formë më fton për të dalë. Mbaj mend që kafja e parë ka zgjatur 8 orë” përmbylli rrëfimin e saj Buzi.

Producentja nuk i shpëtoi dhe aq paq nga “Këndi i së vërtetës”. A rrihet me një burrë gjithë jetën, ishte pyetja e fundit e intervistës që Dalina iu përgjigj kështu: “Rrihet duke i lënë secilit hapësirën e nevojshme. Unë dhe bashkëshorti im jemi shumë të mbushur me jetët tona, ai ndjek pasionet e veta me varka dhe peshkim, unë të miat me serialin ama për familjen bëhemi bashkë dhe jemi tërë kohës në telefon. Thelbi i martesës është ky: partnerin nuk mund ta ndryshosh, ose do ta pranosh siç është ose i bie të ndahesh” sqaroi Dalina.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...