Ylli i Hollywoodit John Travolta, ndryshon stilin për filmin e ri

E mërkurë, 31 July 2019 12:01

Aktori John Travolta, duket i panjohshëm në rolin e ri në filmin ‘The Fanatic’. Shumë adhurues të aktorit hollivudian në shikim të parë derisa e shikuan trailerin nuk e kuptuan se bëhej fjalë për të.

Në filmin e ardhshëm, Travolta e luan Moose, adhuruesin më të madh të yllit të filmave fanta-shkencor Hunter Dunbar, të cilin e luan Devon Sawa. Ai është i obsesionuar me të deri në atë masë sa që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta marrë autografin e tij.

Kur më në fund e merr adresën dhe i shfaqet Hunterit përpara derës, reagimi i nevrikosur i idolit të tij e nxitë në të një dëshirë për hakmarrje, pastaj gjërat fillojnë të marrin tone gjithnjë e më të errëta…

“Hej, nuk mund të shfaqesh ashtu papritmas në pronën time private! Dëgjo, plako, nuk di si më ke gjetur, por nuk dua të të shoh kurrë më në këtë pronë”, – e kërcënoi Hunter adhuruesin e çmendur, pa e ditur se çfarë do t’i ndodhte pas kësaj.

Këto ditë është publikuar traileri i filmit, ndërsa në kinematë amerikane filmi mbërrin në fund të gushtit. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...