Quentin Tarantino baba për herë të parë në moshën 56-vjeçare

E Enjte, 22 August 2019 21:00

Regjisori i famshëm Quentin Tarantino do bëhet baba për herë të parë në moshën 56-vjeçare.

Tarantino dhe bashkëshortja e tij izraelite Daniella Pick, janë në pritje të fëmijës së parë.

Ende nuk dihet asnjë detaj tjetër mbi shtatzëninë dhe sa muajshe është modelja.

"Daniella dhe Quentin Tarantino janë shumë të lumtur të njoftojnë se janë në pritje të një foshnje,"-tha një zëdhënës i çiftit.

Çifti u martua në nëntor. Regjisori i “Once Upon A Time In Hollywood” u takua me modelen gjatë promovimit të filmit të tij "Inglourious Basterds" në Izrael në 2009. Ata u fejuan në vitin 2017.

Lajmi për ardhjen e një foshnje në jetë vjen në një kohë triumfi profesional për Tarantino. Analistët parashikojnë se “Once Upon A Time In Hollywood” do fitojë të paktën 375 milion dollarë në të gjithë botë.

Modifikuar më E Enjte, 22 August 2019 20:15

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ujqërit zbresin në qytet, pushtojnë San Francisco-n

Globi

Ujqërit zbresin në qytet, pushtojnë San Francisco-n

Pas disa javësh në izolim total në qytetin e San Francisco, kafshë të cilat kanë jetuar deri më tani nëpër male, kanë filluar të zbresin edhe në qytet.Tashmë një qytet...

Familja e prekur në Fier/ Burri punonte si shofer furgoni mallrash

Aktualitet

Familja e prekur në Fier/ Burri punonte si shofer furgoni mallrash

Një familje është goditur nga koronavirusi në lagjen “15 Tetori” në Fier. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se është infektuar një familje me 5 anëtarë, 4 prej të cilëve...

Mal i Zi, arrestohet mjeku se publikoi listën e pacientëve me COVID-19

Globi

Mal i Zi, arrestohet mjeku se publikoi listën e pacientëve me COVID-19

Policia ka arrestuar një person të stafit mjekësor për publikimin e një liste me emrat e qytetarëve që kanë testuar pozitivisht për COVID-19.Zyra e Prokurorisë në mal të Zi tha...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!