Dafina i shtyn fëmijët minorenë të tregojnë gishtin e mesit gjatë një sekuence fotografike

E mërkurë, 16 October 2019 22:04

PRISHTINË – Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar në profilin e saj në Instagram, një sekuencë fotosh mes të cilave duken edhe disa fëmijë .

Fotot mendohen të jenë bërë gjatë krijimit të videoklipit të ri të kengëtarës.

Ajo çfarë duket shqetësuese në këto foto, është se në njërën prej tyre, fëmijët nën shoqërine e Dafinës, tregojnë përpara kamerës gishtin e tyre të mesit.

Duke qënë se ata janë vetëm disa fëmijë, dhe mosha e tyre duket se është më e vogel se 13 vjeç, këto veprime janë jo të denja dhe mund të konsiderohen edhe të papranueshme.

Një figurë publike më një famë aq të gjërë , sa ajo e Dafinës, pritet të ketë fansa të çdo moshe, përfshirë këtu edhe minorenët, të cilët i shohin veprimet e saj, dhe më pas mundohen t’i imitojnë ato në mënyra të ndryshme.

Nxjerrja e gishtit të mesit, është një veprim ofendues, dhe madje në disa vende mund të dënohesh nëse ja drejton atë një oficeri policie, deputeti, apo një fëmije të vogël.

Në vende të tjera tregimi i gishtit të mesit, ka kuptim seksual, dhe gjithashtu  është i papranueshëm.

Në vendin tonë, të tërë e dimë pak a shumë kuptimin që përmban si gjest, dhe të tërë mund të biem dakort që nuk është një veprim etik, apo i bukur për tu parë, e sidomos kur ai bëhet nga fëmijë të vegjël.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...