U rrahën në mes të Tiranës, Einxhel Shkira flet për herë të parë

E Enjte, 17 October 2019 13:54

Ditën e djeshme, burime për “Iconstyle.al” treguan se në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë kishte plasur sherri mes Einxhel Shkirës, Kejvina Kthellës dhe Oriola Marashit.

Siç u mësua, vajzat janë zënë aq keq sa konflikti kishte kaluar në fizik dhe ngjarja kishte ndodhur pranë shtëpisë së Einxhelit. Kjo e fundit ka sqaruar për “Anabel.al” situatën mes vajzave, duke pranuar se kishin pasur një konflikt, por debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës.

Einxhel rrëfeu se kishte zbritur poshtë shtëpisë së saj për të takuar Kejvinën, e cila shoqërohej edhe nga Oriola Marashi për “mbështetje”.  “Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim, Kejvinën me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën.

Arsyeja ishte banale dhe nuk kishte pse të degjeneronte në sherr, kur mund të zgjidhej njerëzisht ose të evitohej fare. Akoma edhe sot, nuk e kam kuptuar qëllimin e saj, por nga ana tjetër më vjen shumë keq që u përfshiva në një situatë të tillë, si asnjëherë në jetën time dhe që ky lajm u bë publik.”- ka rrëfyer Einxhel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...