Para disa javësh, një nga futbollistët më të talentuar të Real Madrid shpërndau këngën e sapopublikuar  të Taynës.

19 vjeçari Vinicius Jr duket se e pëlqen shumë artisten, sa dëshiron një koncert nga ajo në Brazil.

Këtë ia ka bërë të ditur në Instagram dhe Tayna i dha përgjigje publike.

Në opsionin "Më bëj një pyetje", Vinicus i shkruajti: "Unë dua një shfaqje në Brazil."

Ndërsa reperja i kërkoi që ta organizojë. Nuk dihet nëse Vinicus e ka marrë seriozisht këtë përgjigje, por nuk do ishte habi nëse do e shihnim Taynën në Brazil.