“Ne nuk të japim Kosovo, ke qenë gjithmonë e jona”, tenisti serb provokon me këngë ultranacionaliste (video)

Hënë, 13 Janar 2020 12:36
 Tenisti serb Novak Djokovic, që fitoi turneun e Australisë në këtë sport ka vendosur të provokojë shqiptarët me këngë ultranacionaliste. Në dhomat e zhveshjes, Djokovic u shfaq në video bashkë me ekipin e tij i ekzaltuar duke kënduar një pjesë të këngës ultranacionaliste, ku theksohet se Kosova është pjesë e serbisë.

 ‘Ne nuk të japim, Kosovo. Ke qenë gjithmonë e jona që nga fillimi’. Në një reagim në rrjete sociale, ambasadori i Kosovës ne Bullgari shkrunte se ai mund të jetë kampion tenisi, por mbetet një primitiv.

“Pas marshimit ushtarak, ata vazhduan me Kosovën. Ju mund të jeni një fitues i ATP, por ju mbeteni një nacionalist dhe shovinist primitiv, i prapambetur dhe i zakonshëm i Ballkanit. Nuk është rastësi që Novak Gjokoviç është kampioni më pak i dashur i tenisit në histori,” shkruante Cana në rrjete sociale.

Ко да ми отме из моје душе Косово ❤️🇷🇸

 

Login to post comments