Koronavirus po “pushton” kinematografinë botërore, një tjetër aktor rezulton pozitiv. Ylli i “Game of Thrones” zbulon simptomat dhe jep këshillat

Tuesday, 17 Mars 2020 13:33

Një tjetër aktor me famë botërore është prekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për yllin e “Game of Thrones”, Kristofer Hivju i cili është mes të famshmëve të fundit që ka rezultuar pozitiv ndaj pandemisë.
Në një postim në Instagram, aktori norvegjez njoftoi se është me Covid-19 ndërsa theksoi se ai dhe familjet e tij po izolohen.
“Jemi në gjendje të mirë shëndetësore. Kemi vetëm simptoma ftohje. Ka njerëz që janë më të rrezikur për të cilët ky virus mund të jetë shkatërrues. Kështu që ju bëj thirrje të gjithëve të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm, lani duart dhe mbani distancë 1.5 metër nga të tjerët, shkoni në karantinë. Thjesht bëni gjithçka që mundeni për të ndaluar përhapjen e virusit,”– tha ai.
Aktori aktualisht është në Norvegji.
“Së bashku mund ta luftojmë këtë virus dhe të shmangim një krizë në spitalet tona. Ju lutemi kujdesuni për njëri-tjetrin, mbajeni distancën dhe qëndroni të shëndetshëm!”- përfundoi Kristofer Hivju.
Por Hivju nuk është aktori i vetëm i prekur nga koronavirusi, i cili duket se ka pushtuar kinematografinë botërore.
Idris Elba dhe aktorja Olga Kurylenko njoftuan me an të postimeve në rrjetet sociale se janë me Covid-19.
Ndërsa Tom Hanski dhe bashkëshortja e tij, të cilët gjithashtu rezultuan pozitiv, u larguan nga spitali pas një qëndrimi disa ditor dhe u larguan në shtëpi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...