“Paratë nuk i blejnë gratë, por bëjnë k*rvat të dashurohen”, Balotelli akuza të forta ish të fejuarës

E Enjte, 10 May 2018 13:36

“Paratë nuk i blejnë gratë, por bëjnë k*rvat të dashurohen”, është një story në Instagram që ka nxehur gjakrat mes futbollistit Mario Ballotelli dhe ish të fejuarës së tij modeles belge, Fanny Neguesha.

Një reagim aspak etik i futbollistit, që solli për pasojë një kundërreagim të furishëm nga modelja.

“Nëse do të ishe një person i zoti do ta kishe gjetur një femër të vërtetë. Boll i bëre të gjitha ‘të përdala’. Je ti ai që i kërkon ato… e këtu flas pa dashakeqësi, sepse jam e dashuruar dhe e lumtur”.

Kjo “storie” e publikuar në “Instagram” nga SuperMario Balotelli, me përmbajtje një deklaratë të Pablo Escobarit.Gjithsesi, reagimi nuk përfundon me kaq.

“Gjëja më e trishtë është se, edhe me gjithë ato parà që ke nuk i bind femrat të rrinë me ty. A ke ndonjë shpjegim pse?”.

Replika e sulmuesit italian të Nicës nuk vonoi, por shpërtheu fuqishëm ndaj ish-it të tij dhe partneres aktuale të Mario Lemina, ish-futbollist i Juventusit.

“Kam dy fëmijë të shkëlqyer dhe, falë Zotit, nëna e tyre nuk je ti. Motivi? Sepse të jesh një grua e thjeshtë, me vlera dhe e edukuar, nuk është pjesë e planeve të tua dhe as ka për të qenë. Megjithatë, nëse do të duash të thuash ndonjëherë të vërtetën, këtu më ke, por mendoj se është më mirë të mos flasësh. Nuk i shkatërroj unë familjet. S’e di pse e kapin vetëm me ty. Muratorë, postierë, kamerierë… shkoni tentojeni, se mbase do të keni një mundësi me të. Asaj nuk i pëlqen fama dhe paratë, por ka gjithmonë një njeri që mund t’ia dalë me të”.

Dikur të fejuar, një marrëdhënie që zgjati vetëm dy vite mes 2012-2014-s, tashmë të ndarë dhe jo në mënyrë paqësore, duke mos mbetur miq me njëri-tjetrin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...