Mancini zbulon formacionin: Me Holandën duhet të tregojmë forcën

Hënë, 04 June 2018 09:59

​Italia e Mancinit do të luajë nesër në mbrëmje miqësoren e tretë dhe të fundit, para se lojtarët të nisin pushimet, për t’u rikthyer më pas në shtator e ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Në “Allianz Stadium” të Torinos, në orën 20:45, përballë Italisë do të zbresë Holanda, një tjetër e munguar e madhe e kampionatit botëror “Rusi 2018”.

Të dy skuadrat kanë një histori për t’u respektuar, por që nuk po kalojnë një periudhë aspak të mirë dhe ndodhen në fazë riorganizimi, për t’u rikthyer në nivele të larta.

Natyrisht që ky do të jetë testi më i mirë për Mancinin, që të shohë se si do të sillet skuadra e tij përballë një kundërshtari të përafërt për nga cilësia dhe niveli.

Trajneri i “axurrëve” ka vlerësuar sfidën e nesërme, ndërsa ka zbuluar edhe formacionin me të cilin Italia do të nisë takimin ndaj holandezëve.

“Është një ndeshje e rëndësishme për të parë ku jemi dhe ku duhet të përmirësohemi. Kemi luajtur me një skuadër më të dobët dhe një më të fortë, ndërsa tani do të kemi një skuadër që është në të njëjtit stad përgatitor me ne. Në mbrëmje dua të shoh se sa jemi përmirësuar në këtë grumbullim, për të vënë piketat e punës për sezonin e ri, duke filluar nga shtatori”, deklaroi Roberto Mancini.

Ky është formacioni i Italisë për sfidën e sotme: Perin; Zappacosta, Caldara, Romagnoli, Criscito; Jorginho, Cristante; Bonaventura, Insigne, Verdi e Belotti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...