Zbulohet mesazhi lamtumirës i Zidanes që ua dërgoi lojtarëve

Hënë, 04 June 2018 10:14

​Në emisionin e Cadena COPE, ‘El Partidazo’, gazetari Manolo Lama ka zbuluar disa detaje të lamtumirës së Zinedine Zidane me lojtarët pas largimit të tij nga Real Madridi.

Në konferencën për shtyp, trajneri francez bëri të ditur që për vendimin e marrë ka folur me vetëm një person nga skuadra: Sergio Ramos.

Zidane gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë me kapitenin dhe çdo gjë ia kumtonte fillimisht atij përpara se të fliste me ekipin. Edhe Ramos ashtu si të gjithë të tjerët, ka qenë shumë i mërzitur kur ka kuptuar vendimin e teknikut.

Manolo Lama zbulon mesazhin e Zidanes të dërguar tek lojtarët pasi zyrtarizoi largimin e tij: “Faleminderit për gjithçka. Pa mbështetjen tuaj në momentet e këqija, asgjë që kemi arritur nuk do të ishte e mundur. Do të shihemi së shpejti. Një përqafim”.

Për më tepër, Zizou dërgoi edhe një mesazh tek njëri nga kapitenët, i ngjashëm si ai i pari: “Si profesionist, mbetem pa fjalë dhe mbi të gjitha, mbetem me kujtimet që kishim me ju (emri i kapitenit)”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...