Në pritje të UEFA-s, Milan mendon për Belottin, Falcaon apo Immobilen

Hënë, 04 June 2018 13:49

Kjo e hënë shënoi nisjen e një jave vendimtare për Milanin, që ndodhet në një udhëkryq për të ardhmen e sezonit, që ndërthur merkaton e blerjet e reja, anën financiare, por gjithashtu prestigjin që ofrojnë garat kontinentale. Lojtarët e rinj që pret trajneri Gattuso do të varen nga vendimi i UEFA-s, nëse do t’i përjashtojë kuqezinjtë nga Europa League.

Më 7 qershor drejtues të klubit mund të thirren në Dhomën gjykuese të qeverisë kontinentale të futbollit, për të dhënë garanci për financat dhe për të hequr dyshimet mbi fondet e aksionerëve kinezë. Nëse konfirmohet Europa League, Milani mund të mendojë 3 blerje të rëndësishme, në të kundërt do të kënaqet me transferime “low cost”, për të mos thënë me parametra zero.

Kolumbiani Falcao është emri i fundit i dalë në skenë, një goleador i konfirmuar që mund të vijë pa shumë sforcime financiare nga Monaco, madje mund të përfshihet në kundërpesha teknike nga ana e skuadrës së Principatës. Një tjetër objektiv është Belotti, sulmuesi i vlerësuar 100 milionë nga Torino, që tani ndoshta vlen sa gjysma. Tifozët ndërkohë presin rifinancimin e borxhit përmes fondit “Elliott”, në një xhiro parash dhe aksionesh me hije të dyshimta që kanë alarmuar UEFA-n.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...