Kampionati Botëror: Joachim Löw, befason sërish me Gjermaninë

Hënë, 04 June 2018 15:44

Manuel Neuer nominohet për në Rusi, por ka edhe befasi. Trajneri gjerman Joachim Löw largoi nga ekipi lojtarin e Machester City, Leroy Sane. Një vendim befasues, por jo i vetmi!

Trajneri Joachim Löw e ka bërë publike listën përfundimtare të lojtarëve që që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror në futboll, i cili me 14 qershor fillon në Rusi. Vendimi nuk ishte i lehtë. "Ka dhe ditë më të mira në jetë, se kjo kur duhet nga ekpi të largohen katër lojtarë", tha Löw, para se të kumtojë përbërjen definitive për KB. Löw tha se vendimet kanë qenë shumë të vështira, sepse secili prej 27 lojtarëve ka mundur të udhëtojë në Rusi, por rregullat e FIFA-s parashikojnë që për Kampionat mund të nominohen vetëm 23 lojtarë.
Neuer në Rusi
Dilema më e madhe ishte nëse portieri dhe kapiteni i kombëtare, Manuel Neuer do të jetë i gatshëm të udhëtojë në Rusi, pas një dëmtimi prej disa muajsh. Trajneri dhe ekipi i mjekëve vendosën: Neuer do të udhëtojë së bashku me ekipin dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë në portë. Ndaj portjeri Bernd Leno nga Bayer Leverkusen, u detyrua të largohet dhe të kthehet në shtëpi. Befasia më e madhe megjithatë ishte mos nominimi i lojtarit të Machester City, një nga lojtarët më të mirë në kampionatin e kaluar anglez, Leroy Sane. Nga ekipi u larguan edhe mbrojtësi Jonathan Tah dhe sulmuesi Nils Petersen. "Lojtarët e larguar janë shumë, shumë të dëshpëruar", tha Löw.
Sané i dëshpëruar
Largimi i lojtarit Leroy Sane ka befasuar shumë ekspertë të futbollit, sepse 22-vjeçari ka treguar një performancë të jashtëzakonshme në Manchester City. Por në lojërat e fundit në kombëtare ka dëshpëruar. "Leroy është një talent i jashtëzakonshëm, absolutisht", tha Löw. "Ai prapë do të jetë shumë shpejt në kombëtare. Për momentin ende nuk është në nivelin e kërkuar prej tij." Në konkurrencën mes Sane dhe Julian Brandt, trajneri megjithatë vendosi për lojtarin nga Bayer Leverkuseni.
Neuer: "Duhet të shikojmë përpara"
Me largimin e portjerit Bernd Leno është qartësuar situata rreth portierit numër një në Rusi. "Manuel Neuer ka konfirmuar se është i gatshëm 100 % për sfidat e radhës dhe se këmba e tij është shëruar në tërësi", tha Löw. Neuer ka mbrojtur portën e Gjermanisë në ndeshjen me Austrinë (2:1 për Austrinë). "Tani duhet të shikojmë përpara drejt KB", tha Neuer. "Unë jam i bindur se jam i gatshëm për të gjitha sfidat në turne. Do të doja të luajë sa më shumë."
Në rast të ndonjë lëndimi, sëmundjeje apo ndonjë problemi tjetër, Joachim Löw ka kohë të nominojë ndonjë zëvendësim deri 24 orë para fillimit të kampionatit. Më pas nuk është e mundur.
Përbërja e kombëtares gjermane
Titullin e kampionit të botës, të fituar para katër vitesh në Brazil, Gjermania do të përpiqet ta mbrojë me këta lojtarë:
Portjerët: Manuel Neuer (Bayern München), Marc-Andre ter Stegen (FC Barcelona), Kevin Trapp (Paris St. Germain).
Mbrojtja: Jerome Boateng (Bayern München), Matthias Ginter (Borussia Mönchengladbach), Jonas Hector (1. FC Köln), Mats Hummels (Bayern München), Joshua Kimmich (Bayern München), Marvin Plattenhardt (Hertha BSC), Antonio Rüdiger (FC Chelsea), Niklas Süle (Bayern München).
Mesfushorët dhe sulmi: Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Julian Draxler (Paris St. Germain), Mario Gomez (VfB Stuttgart), Ilkay Gündogan (Manchester City), Leon Goretzka (Schalke 04), Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Thomas Müller (Bayern München), Mesut Özil (FC Arsenal),  Marco Reus (Borussia Dortmund), Sebastian Rudy (Bayern München), Timo Werner (RB Leipzig).

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...