U dënua me 6 vite burg, arratiset ish-presidenti i Dinamos

E mërkurë, 06 June 2018 16:40

Ish-drejtuesi i Dinamos së Zagrebit në Kroaci, deri tani vonë këshilltar i klubit, Zdravko Mamiç, vëllai i tij Zoran Mamiç, ish-drejtori sportiv Damir Vrbanoviç dhe zyrtari i autoritetit fiskal të vendit ballkanik, Milan Pernar janë shpallur fajtorë gjatë kësaj të mërkure për vjedhjen e rreth 116 mln kunave nga klubi, duke i shkaktuar një dëm prej 12.2 mln kunash buxhetit të shtetit, e të katërt janë dënuar me burgim.

Ish-preidenti Mamiç është dënuar me 6 vite e gjysmë burgim. Sipas vendimit të lexuar nga kreu i Këshillit Gjyqësor, Darko Kruslin, Mamiç është shpallur fajtor për të gjitha akuzat e ngritura mbi të.

Zoran Mamiç dhe Milan Pernar u shpallën të pafajshëm për një nga akuzat, por rezultuan fajtorë për rolin e uljes së detyrimeve fiskale të Mamiçit, apo për marrje e dhënie ryshfeti.

Zdravko, Zoran dhe Vrbanoviç u fajësuan gjithashtu për vjedhje të parave nga transferimi i Dejan Lovren, ndërsa vetëm Zdravko ka vjedhur parà të nga transferimi i Luka Modriç.

Pernar është dënuar me 4 vite e dy muaj për këto akuza, Zoran për 4 vite e 11 muaj, ndërsa Vrbanoviç me 3 vite burgim.

Asnjëri prej të pandehurve nuk ishin të pranishëm në gjykatë kur u dha vendimi. Por, ajo që bën çudi është se Zdravko Mamiç njoftoi ditën e djeshme, një ditë para marrjes së vendimit, se ndodhej në Medjugorje të Bosnje-Hercegovinës, edhe pse deklaroi se nuk po iu shmangej autoriteteve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...