Futbollisti kërkon largimin nga Partizani

E Enjte, 07 June 2018 14:53

Lorenc Trashi, futbollisti i Partizanit, e ka cilësuar sezonin e fundit të dështuar për klubin e kuq. Në një intervistë për ‘super sport’ këmbëmajti ka folur edhe për të ardhmen ku ka deklaruar se pret të nisë një aventurë jashtë vendit.

 

Vlerësimi i sezonit – “Për mua është një sezon zhgënjyes duke parë se kemi pritshmëri të larta. Nuk duhet të pretendojmë për vend të 4 apo 5 por për të dalë kampion dhe për të marrë pjesë në kupat e Europës. Objektiv i Partizanit duhet të jetë ky dhe sivjet nuk arritëm asnjërën nga këta të dyja prandaj e quaj të dështuar këtë sezon. Është viti i 4 që jam pjesë e Partizanit dhe nuk ishte një sezon i mirë, por në aspektin personal nuk e fus në sezonet më të dobëta.”

Garda e vjetër – “Nga mediat dhe tifozët u cilësua se te Partizani ka një gardë të vjetër por në të vërtetë kjo nuk ka ekzistuar pasi në çdo ekip ka lojtarë më të vjetër që iu japin të rinjve më shumë kurajo.”

E ardhmja – “Të tregohem i sinqertë, pas përfundimit të kampionatit kam biseduar me presidentin Demi dhe i kam treguar që dua një transferim jashtë dhe më ka thënë që ka pasur disa oferta por do të shohim dhe do të vendosim.”

Kombëtarja – “Në aspektin individual shpresoj që në të ardhmen të jap më shumë për ekipin e Partizanit apo për çdo ekip tjetër. Duhet të kap 100% -çin tim dhe t’i jap një sinjal Panuçit që të kem një ftesë të mundshme.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...