Shqipëria luan kundër Kosovës për trofeun prestigjoz

E mërkurë, 25 December 2019 21:50

Të gjithë shqiptarët prej kohesh kanë shprehur dëshirën që të kemi një kampionat të vetëm mes dy kombeve.

Aktualisht, në mungesë të një kampionati kombëtar të përbashkët i cili për momentin nuk është i mundshëm, Shqipëria dhe Kosova po punojnë një Kupë të përbashkët. Lajmi është bërë publik nga presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi në një intervistë për mediat kosovare në të cilat ka zbuluar se kjo Kupë do të quhet “Nënë Tereza”.

“Kjo kupë do të jetë masive dhe do të zhvillohet gjatë tërë vitit. Mund të luhen ndeshjet në mesjavë të mërkurën ose të enjten kur nuk ka ndeshje kampionati. Projekti do të jetë i përbashkët edhe me qeveritë tona. Do të krijohet një fond i posaçëm nga të dyja qeveritë dhe nga federatat. Krahas shpërblimit që do ta marrë fituesi nga federatat, do ta ketë edhe një shpërblim shtesë nga qeveritë. Kjo kupë do të njihet si kupa “Nëna Terezë”.

Ne e kemi dorëzuar në UEFA projektin dhe ende nuk kemi marrë përgjigje. Vitin tjetër do të mbajmë mbledhje për këtë çështje dhe do ta diskutojmë. Kjo çështje i takon më shumë presidentit Armand Duka, që është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA. Në kuadër të kësaj i takon atij me kompetencë ta përcjellë këtë çështje. Duka është edhe përgjegjës i federatave të regjioneve si Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Kemi kërkuar nga UEFA që fituesi i kësaj kupe të jetë i pranuar në garat e fituesve të kupave, që janë jashtë kupës së shtetit. Spanja, bie fjala, e ka Kupën e Mbretit dhe ky eveniment njihet nga UEFA.

Fituesi i Kupës së Mbretit shkon në UEFA dhe ne e synojmë një gjë të tillë. Krahas kampionit të Kosovës, vendit të dytë dhe fituesit të kupës së shtetit, nga Kosova ose nga Shqipëria, do të jetë një skuadër tjetër skuadër pjesëmarrëse në Europë që shkon nga kjo kupë”, tha Ademi.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Globi

Mbi 100 të vdekur më shumë se dje, sërish shifra të frikshme nga Spanja, rritet bilanci i viktimave nga COVID-19

Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë. Autoritetet spanjolle raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 743 viktima, shifër kjo në rritje me 100 persona, krahasuar...

Bundesliga e para, më pas Ligat e tjera, futbolli europian përgatit rikthimin pas Coronavirus

Sport

Bundesliga e para, më pas Ligat e tjera, futbolli europian përgatit rikthimin pas Coronavirus

Mbeten për t’u përcaktuar vetëm afatet kohore, por një gjë është e sigurt: kampionatet do të mbyllen, ashtu si Kupat e Europës sipas vendimit të UEFA-s. Në pritje për të...

“Avuj të çajit me limon e karafila”, Ylli Merja: Ja si të pastroni mushkëritë në shtëpi

Aktualitet

“Avuj të çajit me limon e karafila”, Ylli Merja: Ja si të pastroni mushkëritë në shtëpi

TIRANESpecialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja ka sugjeruar një mënyrë unike për të pastruar mushkëritë në këto kohë të rënduar virozash. Merja propozon avuj të çajit dhe një frymë marrje...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!