×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Tallet shtypi italian: “Messi ishte një fantazmë. Barcelona, si Crotone”

E mërkurë, 11 Prill 2018 10:30

Shtypi botëror u shokua nga dështimi i Barcelonës ndaj Romës dhe nga “zhdukja” e yllit të katalanasve, Leo Messi.

Sipas gazetave sportive, merita ishte e gjitha e Romës, që bëri Barcelonën të dukej si Crotone. 

Gazzetta dello Sport: “Mbrëmje e mrekullueshme. Në fillim, nuk e besonte askush. Roma shënoi tre gola pa vuajtur fare.

Me një Dzeko stratosferik, me një Manolas homerik dhe një Di Francesco që shndërroi ëndrrën në realitet. Roma është mes 4 më të mirëve të Europës.

Corrierre dello Sport: “Një Romë përrallore. Pas një ndeshjeje fantastike, unike dhe speciale, Dzeko dhe shokët e tij i dhanë tifozëve një fitore të çmendur. Një 3-0 që turpëron Barcelonën e Messit. Meritë e të gjithëve dhe veçanërisht e Di Francescos, që zbriti në fushë me një 3-5-2 që bllokoi Barcelonën. Punën ia bëri të lehtë edhe “fantazma Messi”, i cili u kufizua nga lëvizjet perfekte të mbrojtjes së Romës”.

L’Equipe: “Në Romë u pa një Romatadë. Pasi përmbysi humbjen 4-1 ndaj PSG, Barcelona provoi se çfarë do të thotë të të përmbysin rezultatin. Roma arriti të pamendueshmen duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ndërsa Barcelona nuk njihej”.

Olé: “Një ekip që nuk lufton për titullin në një vend që as nuk do të shkojë në Botëror, lë jashtë Champions-it Barcelonën. Goditje e rëndë për Messin.

Çfarë i ndodhi Barcelonës? Një rënie forme në momentin kyç të sezonit. Përveç Ter Stegenit, asnjë lojtar i skuadrës katalanase nuk u paraqit mirë”./TCH/

Modifikuar më E mërkurë, 11 Prill 2018 10:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...