×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

‘Romantada’/ Shtypi europian evidenton ‘talljen’ e Barcelonës në ‘Champions League’

E mërkurë, 11 Prill 2018 11:46

Dështimi i Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2017-2018 ka bërë xhiron e botës si lajm sensacional. Jo vetëm shtypi italian, por edhe ai spanjoll i kanë bërë jehonë Barcelonës qesharake të Ernesto Valverde në Champions.

Për këtë ka shkruar tërë shtypi botëror, në fakt, duke evidentuar me tituj të mëdhenj përmbysjen e pabesueshme dhe befasuese të Romës, e cila tashmë është në gjysmëfinalet e Champions-it.

“La gazzetta dello Sport“
Gazeta “Gazzetta dello Sport”, një nga të famshmet sportive italiane, thekson në kopertinën e saj, me germa të mëdha, titullin “Imperial”. Gjithashtu, nënvizon se “një Romë e madhe mundi Barcelonën”. Gazeta italiane këmbëngul në faqet e saj të brendshme se “Roma pati sukses, kur disa mendonin se ajo ishte e eliminuar që në çerekfinalen parë. Me një Dzeko stratosferik, një Manolas homerik, trajneri Di Francesco e ktheu ëndrrën në realitet. Roma është tashmë mes katër skuadrave më të mira në Europë”.

“Corriere dello sport”
Nga ana e saj, një tjetër gazetë sportive italiane, “Il Corriere dello Sport”, thekson në kopertinën e vet: “Roma, një mit”. Ndërkohë, në kronikën e saj të faqeve të brendshme shkruan: “Roma është tashmë një legjendë. Pas një ndeshjeje të jashtëzakonshme, unike dhe speciale, Dzeko dhe shokët e tij iu dhanë tifozëve të tyre një fitore unikale.

Një 3-0, që poshtëron Barcelonën e Messit dhe e çon ekipin kryeqytetas në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Meritë e të gjithëve, sidomos e Di Francesco, që ia kishte ndryshuar lëkurën ekipit të tij, të cilin e hodhi në fushë me modulin 3-5-2. Kjo e bëri Barcelonën kurrë të rrezikshme, ndërsa e ktheu në një fantazmë të përsosurin Leo Messi”.

“Tuttosport”
Një tjetër italiane sportive, “Tuttosport”, hapet me titullin: “Roma në ekstazë”. Kjo sportive torineze, gjithashtu, theksoi se “përmbysja e Romës është e pabesueshme, e paimagjinueshme, kundër të gjitha parashikimeve. Roma është në gjysmëfinale të Champions-it pas përmbysjes me një rezultat të jashtëzakonshëm, 3-0″.

“Il Romanista”
Shtypi sportiv i dorës së dytë italian, si “Il Romanista”, “Il Corriere de la Sera”, ose “La Repubblica”, gjithashtu nxjerr në pah rolin e Romës në Ligën e Kampionëve. “Il Romanista” thekson në kopertinën e saj “Ëndrra e Romës”, duke e shoqëruar me një fotografi të madhe të kapitenit De Rossi.

Nga ana e saj, “Corriere della Sera” thotë “Kryevepër” dhe vë në dukje se “kjo ishte një mrekulli. Pas “grushtit” të rëndë 4-1 në ndeshjen e parë, përmbysja 3-0 dukej e pamundur, por papritur është pjesë e sharmit të futbollit. Ajo që konsiderohej e pamundur u reduktua në Messi dhe Suarez, dy lojtarët e përparme të Barcelonës, në paraqitje mjaft të ulët, duke e kthyer klubin katalanas në një “sozi” të Crotones (ngjyrat kuq e blu), diçka që nuk ndodh edhe në ëndrra. Por, kjo u bë realitet”.

“La Repubblica” këmbëngul se “ka netë, kur ajo që duket e pamundur merr formë, ngadalë, me durim dhe vendosmëri, me tërbim, por pa furi. Roma luajti kështu për 90 minuta dhe hyri në histori”.

“Marca”
Në Madrid, shtypi sportiv nxjerr në pah Barcelonën qesharake në Ligën e Kampionëve. “Marca”, në kopertinën e saj, spikat titullin “Dështim total në Europë”, duke iu referuar edhe Manchester City të Pep Guardiolës. “Dëshpërimi në Romë i skuadrës së Valverde, – këmbëngul kjo gazetë sportive, – nxori në pak përmbysjen historike të verdhekuqve, me golat e Dzeko, De Rossi dhe Manolas”.

“Marca” shkruan, gjithashtu, se “askush nuk do të harrojë kurrë këtë natë, kur Barcelona e Messit është eliminuar nga Liga e Kampionëve në Romë, duke çuar dëm avantazhin e konsiderueshëm 4-1 nga ndeshja e parë çerekfinale. 3-0 në “Olimpico” është tashmë pjesë e historisë së zezë të Barçës në Ligën e Kampionëve”.

“Dario AS”
Sportivja tjetër spanjolle, “AS”, lëviz në të njëjtat kushte si homologia e vet, “Marca”. Në titullin e madh “Batacazo Culé”, ajo thotë se “Roma ishte më e mirë se Barça nga minuta në minutë”. Drejtori i saj, Alfredo Relaño, thotë në artikullin e vet se “Barça dhe Guardiola janë lënë jashtë”, për të shtuar: “Një ndeshje e madhe për Romën, që e lë Barcelonën jashtë Ligës së Kampionëve. Surprizë e madhe. Messi dhe gjithçka tjetër te Barça ishin më pak se Roma, nga minuta e parë deri në të fundit”.

“L’Equipe”
Së fundi, gazeta franceze “L’Equipe”, e cila në sezonin e kaluar theksoi përmbysjen e Barcelonës kundër PSG, nuk mund ta harrojë përmbysjen e Romës në kopertinën e vet. “Romantada” është fjala që përdoret si titull i madh nga sportivja franceze në faqen e parë.

Brenda saj, “L’Equipe” vë në dukje se “pas një viti të përjetimit të gëzimit ekstrem të arritjes së asaj, që askush tjetër nuk e kishte arritur, me kujtimin e paharrueshëm ndaj PSG (0-4, 6-1), Barça jetoi pikërisht të kundërtën: Roma arriti të pamendueshmen, duke rrëzuar skuadrën katalanase, e cili ishte e panjohshme”./telesport/

  d

Modifikuar më E mërkurë, 11 Prill 2018 11:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...