Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes vendos rregulla të reja, rrezikohet Shqipëria

Premte, 13 Prill 2018 17:03

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IËF), ka vendosur norma të reja për shtetet që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Në një mbledhje të bordit drejtues të zhvilluar së fundi në Buenos Aires të Argjentinës,  IËF ka përfshirë në paketën e normave edhe dopingun. Vendet që kanë arritur një numër të caktuar rastesh pozitiviteti, 20 të tilla të konfirmuara nga WADA në 10-vjeçarin e fundit (2008-2018), nuk do të lejohet të garojnë në Olimpiadën e ardhshme.

Ky vendim është quajtur i detyrueshëm nga Ndërkombëtaret, duke parë kërkesat në rritje nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në luftën ndaj dopingut. Vendim që është një “kërcënim” nga ana e IËF karshi vendeve që kanë raste të theksuara dopingu e një prej tyre është edhe Shqipëria, që vetëm në këto 4 muaj ka regjistruar dy raste pozitiviteti (Begaj dhe Veli). Shtetet që aktualisht nuk marrin pjesë në Olimpiadë janë të shumta, por edhe Shqipëria është në prag të shifrës së 20 rasteve doping.

Në vitet e fundit janë të shumta rastet e dopingut në sportin e peshëngritjes, që fillimisht na nderon me medalje e më pas na fundos në skandalin e pozitivitetit, ndaj shtanga kuqezi mbetet e kërcënuar nga ky vendim i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes.

Rastet e dopingut për vendin tonë nga vitit 2005 deri më sot sipas IËF janë:

Viti 2005 Ilir Kafarani

Viti 2007 Isa Balaj, Fetije Kasaj, Mirian Lozi

Viti 2011 Shqiponja Brahja

Viti 2012 Hysen Pulaku, Erkand Qerimaj, Ilirian Suli

Viti 2013 Briken Calja

Viti 2014 Romela Begaj, Arbër Çerçizi, Daniel Godelli, Hysen Pulaku

Viti 2018 Romela Begaj, Evangjeli Veli

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...