×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Botërori/ Portugalia mbërrin në Rusi, të gjithë me sytë nga CR7

Diel, 10 June 2018 14:14

Portugalia është skuadra e radhës që mbërriti në Rusi për kampionatin botëror të futbollit.

Skuadra kampione e Europës zbriti këtë të shtunë në Aeroportin “Zhukovski”, në perferi të Moskës, shumë pak kilometra larg qytetit të vogël, Kratovo, ku do të akomodohet ajo.

E gjithë vëmendja ishte dhe do të jetë për Cristiano Ronaldon, i cili ditët e fundit ka qenë protagonisti kryesor në mediat sportive për deklaratën e tij për një largim të mundshëm nga Reali i Madridit.

Në momentin e zbritjes në aeroport, Ronaldo tërhoqi vëmendjen teksa përqafoi një tifoz të vogël, që ishte i pranishëm aty.

Portugalia është në grupin B të Botërorit të Rusisë, e së bashku me Spanjën janë dy ekipet favorite për të kaluar për në 1/8-at e finaleve.

Aventurën në këtë Botëror, Portugalia do ta nisë më 15 qershor pikërisht me derbin Iberik ndaj Spanjës së Julen Lopeteguit.

Më 20 qershor, luzitanët do të luajnë ndaj Marokut, ndërsa më 25 do të ndeshen me Iranin.

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 14:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...