Reali i Madridit rikthen “Mbretin”, prezantohet sot në mbrëmje

Hënë, 11 Mars 2019 17:02

Zinedin Zidan do kthehet sërish te Reali i Madridit. Të paktën kështu raportojnë mediat spanjolle.

Sipas “AS” dhe “Marca”, francezi do marrë sërish drejtimin e ekipit pas një kampionati të dobët dhe eliminimit të turpshëm nga Liga e Kampionëve.

Ata raportojnë se Zidan do prezantohet sot me lojtarët, të cilët i ka stërvitur në fakt deri pak muaj më parë. Ai do marrë vendin e Solarit, i cili qëndroi vetëm pak kohë në detyrë duke zëvendësuar të larguarin Lopetegui.

46-vjeçari është një nga teknikët më të suksesshëm te madrilenët duke qenë se 3 sezone nën drejtimin e tij, Reali arriti të fitojë 3 Liga Kampionësh, si asnjë trajner tjetër më parë duke hyrë në histori.

Zidan pritet të nisë menjëherë nga puna për ndërtimin e ekipit të ri duke qenë se me largimin e Kristiano Ronaldos, të tjerë lojtarë pritet ta pasojnë.

Këtë sezon madrilenët nuk kanë më asnjë synim për të arritur pasi janë jashtë çdo objektivi dhe gjithçka duhet të bëjnë është të ruajnë një vend në treshen e kreut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...