Disiplina bën shembull "Partizanin", pezullohen Telushi dhe Gega

E Enjte, 02 May 2019 15:39

Aktorja e njohur shqiptare Anisa Markarian sjell për lexuesin shqiptar romanin e saj të parë, '15 ditë prilli'
“15 ditë prilli” është romani i parë i Anisa Markarian, aktore, skenariste dhe shkrimtare e mirënjohur shqiptare. Krijimtarinë në letërsi e kinematografi Anisa e shpreh që në rininë e hershme.

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
“15 ditë prilli” është romani i parë i Anisa Markarian, aktore, skenariste dhe shkrimtare e mirënjohur shqiptare. Krijimtarinë në letërsi e kinematografi Anisa e shpreh që në rininë e hershme.
Disa nga tregimet e saj të para u botuan në vëllimet Stina e gonxheve (përzgjedhje me proza nga autorë të rinj, Sh. B. Naim Frashëri, 1990) dhe Jetë tjetër (antologji me krijime nga autorë mjekë, Neraida 2001). Në vitin 1999 boton librin e parë, Sënduku i kujtimeve, përmbledhje tregimesh (Botime Çabej).

Në moshën 16-vjeçare interpreton rolin e Dhuratës në filmin Vajzat me kordele të kuqe, dy vjet më vonë fiton kupën e Festivalit të 4-t të Filmit Artistik Shqiptar si interpretuesja më e mirë në një rol kryesor femëror (roli i Zanës në filmin Në çdo stinë). Në dy filmat që pasuan, Pranvera s’erdhi vetëm (1988) dhe Ngjyrat e moshës (1990) është skenariste dhe interpretuese e personazhit kryesor.

Romani “15 ditë prilli” rrëfen mjeshtërisht ngjarje të një kohe që duket si e pakohë, por që i referohet qartë kohës së një sistemi totalitar, siç ishte Shqipëria e një të shkuare të afërt: nëpërmjet elementeve bashkëkohore përfshirë nga autorja vendngjarja mund të ishte Shqipëria, po edhe cilido vend tjetër i një kohe të përjetshme, ku e tashmja dhe e shkuara bashkëjetojnë e përsëriten fatalisht.

Romani shtillet si një kronikë ngjarjesh që ndodhin brenda 15 ditëve, ngjarje të ngritura mbi groteskun, të cilat me gjithë zymtinë e përgjithshme, të bëjnë të vesh buzën në gaz me notat e humorit që ka fund e krye. Situatat surreale të çojnë ndër mend romanet e realizmit magjik.

Personazhet kryesore të romanit: Ida, studentja e mjekësisë, ëndërrimtare dhe rebele, Vladi, shkrimtari më i rëndësishëm i vendit në kërkim të guximit për të qenë vetvetja, Teo, pacient i “Kosheres”, spitalit për sëmundje të papërcaktuara, dhe Bulëza, balerina e hajthme e tragjike, e shoqërojnë lexuesin në vende të trilluara, si Kosherja, Kalaja me Zyra apo Vargmalet e Urthit, por që jehojnë njëherësh të mirënjohura në kujtesën e lexuesit shqiptar.

“15 ditë prilli” është një roman i fortë që të mbërthen që në faqet e para e të lë brenda vetes pikëpyetje të rëndësishme për mënyrën si e kemi jetuar të shkuarën e si po e projektojmë të ardhmen.
Stili i mprehtë i autores, me shqipen aq të pasur e karakteristike të saj, të fut në një botë e cila të shfaqet përpara syve sikur një film.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“I bija telefonit, nuk ma hapte. Mora vesh se vajza kishte tentuar t’i jepte fund jetës”

Aktualitet

“I bija telefonit, nuk ma hapte. Mora vesh se vajza kishte tentuar t’i jepte fund jetës”

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, Shqipja rrëfeu në studio se kur vajza e saj ishte 15 vjeç vendosi ta martonte. Gjërat po shkonin mirë deri...

VIDEO-PREKËSE/U diagnostikua me sëmundje të rëndë, nëna i vendos djalit dhe nuses unazat në emision

Aktualitet

VIDEO-PREKËSE/U diagnostikua me sëmundje të rëndë, nëna i vendos djalit dhe nuses unazat në emision

Rubrika ”Ka një mesazh për ty” në Tv Klan ka sjellë sot historinë e dhimbshme të zonjës Valbona. Ajo është diagnostikuar me një sëmundje tumorale dhe prej disa vitesh është...

FOTO/ Ngricat dhe bora, ARRSH informon për dy akset në Veri

Aktualitet

FOTO/ Ngricat dhe bora, ARRSH informon për dy akset në Veri

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon lidhur me dy akse në Veri, Kukës- Fushë Arrëz dhe Fushë- Arrëz Pukë duke thënë se qarkullimin vijon normalisht. Pasi këto dy akse ishin problematike për shkak...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!