Thomas Strakosha mungon me Islandën dhe Moldavinë

E mërkurë, 22 May 2019 09:56

Thomas Strakosha humbet dy ndeshjet e Kombëtares me Islandën dhe Moldavinë. Këtë herë nuk bëhet fjalë për një vendim të trajnerit, sikurse ndodhi me Panuccin për sfidat me Turqinë dhe Andorrën, por për shkak të një dëmtimi që nuk e lejon “gardianin” e Lazios që të jetë i gatshëm për të dhënë kontribut për kuqezinjtë.

24-vjeçari nuk u grumbullua nga Simone Inzaghi për ndeshjen e së hënës, Lazio – Bologna, pikërisht për shkak të këtij dëmtimi që e mundon prej kohësh.

Strakosha ndien shqetësime fizike prej disa javësh, çka ka ndikuar në vendimet e Inzaghit për ta kursyer në takime të veçanta të Lazios, duke aktivizuar portierin e dytë, Proto, ndërsa në finalen e Kupës së Italisë, Strakosha bëri një sakrificë të jashtëzakonshme, duke zbritur në fushë me ndihmë e injeksioneve.

Ai bëri disa pritje vendimtare në finale e Atalantën, duke dhënë kontribut të çmuar në fitimin e trofeut.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vdes biznesmeni i vajit, e zë poshtë zetori

Aktualitet

Vdes biznesmeni i vajit, e zë poshtë zetori

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Patos. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, ku mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin  Beniamin Toro 39...

Superaksion në Itali, bllokohen 200 mln euro pasuri, iu përket 4 sipërmarrësve të lidhur me “Ndrangheta”

Aktualitet

Superaksion në Itali, bllokohen 200 mln euro pasuri, iu përket 4 sipërmarrësve të lidhur me “Ndrangheta”

Një operacion i gjerë i Guardia di Finanza-s dhe karabinierëve, i drejtuar nga Prokurori i Përgjithshëm Giovanni Bombardieri u zhvillua  në Rexhio Kalabria, ndërsa u sekuestruan pasuri të luajtshme dhe...

Borchardt shton rojet dhe mban larg gazetarët

Politikë

Borchardt shton rojet dhe mban larg gazetarët

Një ditë më parë u mësua se presidenti Ilir Meta e ka shpallur ‘non grata’ kreun e delegacionit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt. Borchardt u pyet nga gazetarët mbrëmjen e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!